• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“2020, viti i sigurisë rrugore”/ Lleshaj në autostradën Elbasan-Tiranë: Ashpërsohen masat për shkelësit

by Java News
27/01/2020 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, në aksin Elbasan-Tiranë.

Lleshaj deklaroi se viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrave të sigurisë rrugore.

“Gjej rastin sot t’i ftoj të gjithë dhe t’u bëj thirrje që të tregohen të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për arsye se shpejtësia është një ndër burimet kryesore të aksidenteve në rrugë. Megjithatë, përpjekja jonë për ta intensifikuar kontrollin do të vazhdojë, ashtu sikundër do të vazhdojë edhe përpjekja për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor, me qëllim që siguria rrugore në vitin 2020, të njohë një kapërcim pozitiv përpara. Do të ndërhyjmë në legjislacion, në Kodin Rrugor duke ashpërsuar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit, kryesisht atyre që abuzojnë më celularin, atyre që abuzojnë me pijet alkoolike, atyre që abuzojnë me të drejtën e përparësisë në rrugë dhe atyre që nuk kujdesen për fëmijët”, u shoreh Lleshaj.

Ai tha se përpjekja do të vazhdojë edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor, edhe në fushën e përmirësimit të parametrave të infrastrukturës, duke shtuar monitorimin, duke përmirësuar gjendjen e rrugëve dhe të pikave me risk të lartë në rrugët e vendit.

g.kosovari

Next Post
Frikë për përsëritje të lëkundjeve të tokës, qeveria turke: Presim tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Frikë për përsëritje të lëkundjeve të tokës, qeveria turke: Presim tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In