• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2019-Elefanti brenda BE-së

by Java News
29/12/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Migracioni – do të mbetet në temë e rëndësishme në Europë edhe në vitin 2019. Prandaj kush do të luftojë populizmin në rritje, duhet të kujdeset para së gjithash për këtë temë, mendon Christoph Hasselbach.

Nga Christoph Hasselbach

Ku ka mbetur ajo fryma europiane e bashkëpunimit dhe pajtimit në kapërcyellin e viteve? Mjafton të shohësh situatën në disa vende të BE-së për të kuptuar, se Bashkimi Europian nuk i ka punët mirë.

Vatra krize kudo

Britania e Madhe kërkon të dalë nga Bashkimi Europian, madje ka shumë rrezik që kjo dalje të bëhet pa asnjë marrëveshje. Në Francë personaliteti që kapi majat aq shpejt, Emmanuel Macron është rrëzuar keq. Qytetarët me jelekë të verdhë vazhdojnë protestat, madje disa as nuk hezitojnë të përdorin dhunën. Ekstremistë si nga e djathta edhe e majta përpiqen ta përdorin këtë atmosferë.

Qeveria populiste e Italisë iu kundërvu hapur Komisionit Europian në grindjen për buxhetin. KE i ka bërë shumë lëshime Italisë, ka hequr dorë nga një procedurë për deficitin buxhetor dhe e shet tani marrëveshjen si fitore të arsyes mbi konfrontimin. Paturpësia e Romës ka për të pasur edhe  pasues të tjerë.

Qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë në grindjen për shtetin ligjor me BE bëjnë pak lëshime, e vetëm atëherë kur është e pamënjanueshme më. Në Spanjë, një nga bastionet e fundit dhe e paprekur në masë nga populizmi i djathtë, partia populiste në rajonin e Andaluzisë, Vox ka arritur të shtojë votat. Një parti që nderon diktatorin Franco.

Frika nga zgjedhjet europiane

Populizmi i djathtë është një fenomen në Europë. Partitë populiste po rriten në çdon vend të BE-së. Pjesërisht ato janë në qeveri si në Austri dhe Itali. Qytetarët atje janë të kënaqur. Edhe Gjermania nuk ka mbetur e imunizuar. Megjithëse në Gjermani ndërkohë po vijnë shumë më pak migrantë dhe refugjatë, e megjithëse kancelarja, Angela Merkel i ka thënë prej kohësh lamtumirë politikës së saj liberale ndaj refugjatëve, përqindjet e sondazheve për AfD-së nuk po bien. Në zgjedhjet e landeve në Lindje, në vjeshtë të këtij viti, kjo parti mundet që të dalë partia më e fortë, ose më e pakta e dyta në renditje.

Ndërkohë testimi vendimtar për atmosferën në BE është në pranverën e vitit 2019. Të gjitha sondazhet parashikojnë një rritje të partive populiste dhe antieuropiane në Parlamentin Europian. Forcat e moderuara dhe të arsyeshme e kanë edhe më të vështirë.

Merkel dhe pasojat

Pjesërisht arsyet për këtë radikalizim politik janë të ndryshme në çdo vend anëtar të BE-së. Në Francë është deliri i presidentit, Emmanuel Macron. Në Spanjë suksesi i Vox është një lloj reagimi ndaj lëvizjes separatiste katalane. Në Itali atmosfera kundër BE lidhet më shumë me pakënaqësinë e qytetarëve për gjendjen ekonomike, që sigurisht nuk përmirësohet nga recetat populiste.

Por një temë e përbashkët për të gjitha këto vende është migracioni – një migracion që në masë të caktuar është i pakontrolluar dhe i padëshiruar. Për sa kohë që politikanët e partive të moderuara nuk gjejnë një përgjigje për këtë çështje, atmosfera në BE nuk ka për të ndryshuar. Angela Merkel e ekzagjeroi para tre vjetësh me fjali si, kufijtë as nuk mund të mbyllen dhe se nuk ka një kufi maksimal për azilin. Ajo donte të tërhiqte pas vetes të gjithë BE që të ndiqte politikën e saj me gabime, por mbeti e izoluar. Pasojat ende ndjehen. Kush do ta përmirësojë gjendjen në BE, duhet të fillojë pikësëpari këtu: Njerëzit duan siguri, ata duan që shtetet e BE si një e tërë të rifitojnë kontrollin mbi migracionin./DW/

Next Post
Barça me njoftim zyrtar: Nuk e marrim Griezmann

Barcelona hap merkaton e janarit, kërkon dy mesfushorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In