• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

2019-a, viti i kursimeve/ Familjet shqiptare mblodhën para 8.4 herë më shumë se borxhet

by Java News
03/11/2020 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuritë financiare të familjeve shqiptare në formën e depozitave dhe llogarive bankare, sigurimeve në skemat e pensioneve, derivateve financiare etj arritën vlerën e 2 trilionë lekëve në vitin 2019. Kjo shumë ishte 8.4 herë më e madhe se borxhet që ata kanë.

Banka e Shqipërisë publikoi statistikat e llogarive financiare kombëtare prej të cilave rezultoi se vetëm familjet kanë një bilanc pozitiv në raport me qeverinë dhe bizneset pasi i kanë kursimet shumë më të larta se detyrimet.

Të dhënat e Bankës tregojnë se detyrimet financiare të familjeve shqiptare ishin 236 miliardë lekë më 2019, duke u zgjeruar me 8% në raport me një vit më parë. Megjithe bilancin pozitiv detyrimet e familjeve shqiptare u rriten me ritmin më të lartë që nga viti 2013, kur nisi të matej ky tregues.

Banka e Shqipërisë përllogarit se ekonomitë familjare, zotërojnë rreth 33% të totalit të mjeteve financiare të brendshme. Në harkun kohor një viti, mjetet e këtij sektori u zgjeruan me rreth 98 miliardë lekë dhe në fund të 2019 shënojnë 2,002 miliardë lekë.

Instrumenti kryesor i përdorur nga ekonomitë familjare, vijon të jetë “monedha dhe depozitat”, i cili përfaqëson 54% të mjeteve financiare të këtij sektori, në fund të 2019.

Ndërkohë “kapitali dhe aksione në fonde investimi” përbën 35% të totalit të mjeteve financiare, ndjekur nga “letra me vlerë të borxhit” 4% dhe në masë më të vogël pretendimet në “sigurime dhe skemat pensioneve” 0.2%.

Zgjerimi vjetor në mjete financiare të këtij sektori i atribuohet në masën me të madhe rritjes së investimeve në “monedha dhe depozitat” prej 63 miliardë lekë, ndjekur nga zgjerimi i “llogari të tjera të arkëtueshme” prej 27 miliardë lekë, dhe “kapitali dhe aksione në fonde investimi” me rreth 18 miliardë lekë. Ndërkohë, zotërimet në “letra me vlerë” ranë me rreth 10 miliardë lekë.

Ndërsa detyrimet e ekonomive familjare përbëhen kryesisht nga kreditë hipotekore, të cilat zënë peshën më të madhe të totalit, ndjekur nga kreditë konsumatore dhe huatë e tjera. Në një total prej 224 miliardë lekë detyrimi në “hua” të këtij sektori në fund të vitit 2019, kredia hipotekore përbën rreth 52%. Detyrimi në “hua” i ekonomive familjare, referuar fundvitit 2018 u zgjerua me +17.4 miliardë lekë.

Transaksioni (fluksi) në “hua”, pastruar për efekt të kursit të këmbimit dhe ndryshime të treja, gjatë vitit 2019 shënon një zgjerim prej +18.1 miliardë lekë. Detyrimi në “hua” ndaj sektorit të korporatave depozituese përveç Bankës Qëndrore (bankave të nivelit të dytë) u rrit me 12.2 miliardë lekë në nivelin e 194 miliardë lekë, ndërsa “huatë” me institucionet e tjera financiare u zgjeruan me 3 miliardë lekë, në nivelin e 28 miliardë lekë./monitor

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Ndodh mrekullia në Turqi, pas 91 orë kërkimesh nxirret e gjallë nga rrënojat 4-vjeçarja në Izmir

VIDEO/ Ndodh mrekullia në Turqi, pas 91 orë kërkimesh nxirret e gjallë nga rrënojat 4-vjeçarja në Izmir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

November 14, 2026
Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

November 14, 2026
Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

November 14, 2026
Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën

November 14, 2026
Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata

November 14, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In