• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2016, portali e-albania – një vit i rritjes dhe transformimit të shërbimeve

by S M
27/12/2016 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Qeveria shqiptare e ka cilësuar vitin 2016 si një vit të suksesshëm reformash dhe ndryshimesh. Në këtë kuadër, një vend i dalluar i takon patjetër përmirësimit të shërbimeve publike ku një rol thelbësor ka portali unik qeveritar e-albania.

Për fat të keq mbulimi mediatik i zhvillimeve të kësaj natyre – kaq të rëndësishme për zhvillimin e vendit – është ende larg të qenit pjesë e “lajmit”, apo edhe e analizave dhe opinioneve. Kjo ka arsyet e veta, por në asnjë rast nuk mundet që heshtja relative apo neglizhenca të nënkuptojë të vërtetën. Kjo pasi në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, që është premisë për krijimin e portalit dhe të cilën ai synon ta promovojë, çdo gjë është e matshme.

Dhe shifrat na lejojnë që të jemi optimistë apo dhe entuziastë.

Në vitin 2016 në portal u regjistruan rreth 70 mijë përdorues të rinj, u shtuan 88 shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4 duke numëruar aktualisht 336 shërbime elektronike dhe pritet që deri më datën 31 dhjetor kjo shifër të arrijë në mbi 400 shërbime të këtyre niveleve.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Në praktikë kjo do të thotë që një gamë e madhe shërbimesh publike që deri më dje ofroheshin vetëm në modelin tradicional, që kërkonin paraqitje në zyrat përkatëse, aplikim shkresor, pritje në radhë, plotësim formularësh etj., sot merren në rrugë elektronike, me një sportel, nga një aparat telefoni smartphone, një kompjuter në shtëpi.

Në terma të thjeshtuar, kur themi shërbime të nivelit 3 dhe 4 e kemi fjalën për një përcaktim standard UN 2014, sipas të cilit:

Shërbimet e nivelit 3 janë shërbime që pranojnë aplikime të shumëllojshme, por përgjigja e institucionit ofrohet në formë fizike apo në zyrat përkatëse. 

Kurse shërbimet e nivelit 4 shkojnë një shkallë më lart; mundësojnë përfundimin e aplikimit, pra edhe marrjen e përgjigjes nga institucioni në rrugë elektronike.

Dy shembuj shumë pozitivë në këtë drejtim e që prekin dy kategori shërbimesh të tipit Qeveri – Biznes (G2B) dhe Qeveri – Qytetar (G2C) janë shërbimi e-lejet, lançuar në muajin prill të këtij viti dhe e-prona që ndërfaqëson me qytetarët të gjithë gamën e shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrugë elektronike.

Shërbimet e-Lejet janë ndër më të përdorurit në portal në vetëm pak muaj, kurse shërbimet e-prona, të shtuara së fundmi, ofrojnë një mundësi të madhe për të gjithë qytetarët për trajtimin dokumentar të pronës së tyre. Në total janë 70 shërbime që sot mund të kryhen online, pa patur nevojën për të shkuar në zyrat e rretheve, aplikuar në rrugë shkresore, pritur në radhë etj.

Ka edhe shembuj të tjerë po kaq të rëndësishëm.

Aplikimi për kartë shëndeti, një gamë shërbimesh që lidhen me pensionet, kërkesa për kontrollin e tyre, aplikime, listat e barnave të rimbursueshme, shërbimet e dixhitalizuara për automjetet duke nisur që nga kontrolli gjendjes së tyre, taksat, detyrimet dhe gjobat e të gjitha niveleve, bashkë me pagesën e tyre online si dhe një gamë e re e shërbimeve konsullore online, janë një paketë që ka transformuar raportin e shërbimit të administratës me qytetarin dhe biznesin.

Po kaq i rëndësishëm është fakti që aplikuesit duhet të kuptojnë mirë se portali ofron të gjitha informacionet dhe të dhënat mbi politikat qeveritare dhe rrugët që duhen ndjekur për të marrë shërbime apo për të përfunduar aplikime (niveli 1 dhe 2 ofron informacion zyrtar mbi dokumentacionin dhe procedurat e nevojshme për marrjen e shërbimit në administratën publike). Pra kursimi i kohës dhe kostove që na krijohen rëndom kur i drejtohemi një zyre, e cila të drejton në një zyrë tjetër, për të plotësuar atë zinxhirin dokumentar për një shërbim, eliminohet duke marrë informacion të përqendruar dhe hollësishëm.

E qartë pra se shërbimi që merr sot qytetari shqiptar përmes portalit qeveritar e-albania, përfaqëson një hop cilësor në disa drejtime: ai është më i shpejtë, i pakufizuar në kohë duke kursyer kohë si dhe kontribuon në arritjen e objektivave të projektit të qeverisë “PaperLess”, projekti që synon zëvendësimin e shërbimeve tradicionale mes institucioneve publike dhe qytetarëve me shërbime tërësisht elektronike (pa letër). Kjo kursen një sasi të pafundme materiali, siguron transparencë dhe barazi në shërbim. Nga ana tjetër, ai krijon përmes kërkesës për regjistrim dhe autentifikim sipas strategjisë të Single-Sign-On (pra regjistrimit vetëm një herë dhe mandej vetëm identifikim) një regjistër dinamik që pasurohet përditë dhe që i shërben më mirë institucioneve të ndërtojnë mandej politika të reja, apo të bëjnë përmirësimin e korrigjimin e tyre. Por edhe për të krijuar mundësinë e statistikave të sakta për shërbimet.

Dhe ju ftojmë të aplikoni (për ata që nuk e kanë bërë) në www.e-albania.al për të vlerësuar vetë se këto janë fakte të prekshme. Se qeverisja elektronike është një realitet i pakthyeshëm për Shqipërinë çka duhet kuptuar mirë se kjo është një rrugë që e bën qytetarin pjesëmarrës në të sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership.

“Axhenda dixhitale e Shqipërisë 2015-2020”, hartuar nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, është dokumenti ku bazohet portali qeveritar e-albania dhe ajo niset nga këto standarde duke garantuar që çdo investim që bëhet sot të ecë dora dorës me kërkesat e që shtron koha, por edhe t’i përgjigjet objektivave të shpallura në BE ku Shqipëria pret të anëtarësohet.

Vlen për t’u përmendur në fund edhe se vlerësimi pozitiv për këtë punë dhe këtë transformim merr tjetër pamje po të shohim historikun e shkurtër të portalit dhe dinamikën e rritjes së tij.

Versioni i parë i tij u krijua në fund të vitit 2012 bashkë me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit ku integrohen sistemet e institucioneve shtetërore. Në vitin 2013 u lidhën 6 sisteme në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit dhe portali kishte vetëm 14 shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4. Në vitin 2014 u bë ridizenjimi i portalit duke sjellë për qytetarin dhe biznesin pamjen që ka sot. U krijua Platforma Qeveritare e Pagesave Elektronike dhe u zgjerua numri i institucioneve të lidhura në 17. Po këtë vit, portali numëroi 119 shërbime elektronike të nivelit 3 dhe 4. Në vitin 2015 kemi një kapërcim shumë të madh: 248 shërbime të nivelit 3 dhe 4 dhe 37 sisteme të lidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit.

Për vitin 2017, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që mbikëqyr dhe drejton punën në portal, planifikon që numri i shërbimeve elektronike në të të arrijë 550 duke numëruar kështu 1000 shërbime në total (pra shërbime të të gjitha niveleve).

Duhet vetëm që ju të nderuar qytetarë të përdorni portalin për të ndjerë ndryshimin e madh që ka ndodhur në shërbimin publik.

 

Next Post
Putin: Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik duhet konsideruar fatkeqësi

Putin: Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik duhet konsideruar fatkeqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

December 26, 2025
Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

December 26, 2025
Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

December 26, 2025
Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

December 26, 2025
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

December 26, 2025
INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike”, Civici rendit problematikat: Alarm për…

December 26, 2025
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com