• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

2006- 2016/ Energjia elektrike, KLSH zbulon 588 mln euro borxhe të pashlyera

by Java News
07/02/2017 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një auditim të fundit, me temë “Performanca e detyrimeve të ndërsjella KESH-OST-OSHEE”, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur të hedhë dritë mbi gjendjen reale të financave të kompanive shtetërore në sektorin e energjisë elektrike. Ato ndodhen nën peshën dërrmuese të borxheve të ndërsjellta me një vlerë të përgjithshme në masën 588 milionë euro.

Sipas KLSH, “sistemi energjetik gjendet prej kohësh në një krizë financiare të trashëguar nga periudhat e mëparshme. Ai ka një mungesë të theksuar efiçense, si rezultat i detyrimeve të akumuluara midis shoqërive publike të sektorit dhe kredive të shumta të marra për përballimin e kësaj krize. Kjo mungesë efiçense ndikon në rritjen e kostove të shërbimit dhe rrjedhimisht sjell një impakt negativ mbi treguesit makro ekonomik. Performanca e ulët e shoqërive publike të sektorit energjetik, ka sjellë rritje të nivelit të borxheve të ndërsjella”.

Pas analizës së veprimtarisë së subjekteve në vitet 2006-2016 u evidentua se mosrespektimi i marrëveshjeve dhe procedurave ligjore nga ana e kompanive, ka sjellë akumulimin dhe rritjen e detyrimeve të ndërsjella, të cilat i kanë venë në vështirësi këto shoqëri për të operuar në kushte normale, për realizimin e misionit të tyre.

Pasqyrat financiare të KESH, OSHEE dhe OST, tregojnë se detyrimi total, i regjistruar zyrtarisht në bilancet e kompanive në fjalë deri më datën 20 shtator 2016, ishte 80.6 miliardë lekë.

Megjithëse OSHEE gjatë vitit 2015 dhe 2016 ka rritur nivelin e arkëtimeve, detyrimi i papaguar i OSHEE ndaj KESH për blerjen e energjisë elektrike është 50.9 miliardë lekë. Ndërkohë, detyrimi OSHEE ndaj KESH për huatë afatgjata është 11.3 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, detyrimi tjetër i OSHEE ndaj OST për transmetim energjie, shërbime dhe kredi është 8.2 miliardë lekë. Por edhe OST ka detyrim ndaj KESH për energji, shërbime dhe kredi më vlerën 10.2 miliardë lekë. Nuk është për t’u neglizhuar edhe një borxh tjetër: në bazë të marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, detyrimi i mbetur i OSHEE ndaj çekëve të CEZ AS, deri më datë 20 shtator 2016 ishte 5.8 miliardë lekë. Edhe strategjia e ndjekur nga operatori privat i shpërndarjes CEZ, të përzgjedhur nga qeveria e mëparshme, jo vetëm që nuk e përmirësoi situatën financiare të kompanisë, por përkundrazi solli një përkeqësim të tregueseve financiare dhe një rritje të detyrimeve të ndërsjella, ndërmjet shoqërive të sektorit energjetik, duke vështirësuar operimin normal të këtyre shoqërive. Pra, ishte një privatizim i dëmshëm për interesat e vendit.

Në këto kushte, sipas KLSH, sistemi energjetik ngelet ende vulnerabël në drejtim të garantimit të cilësisë dhe kostos së shërbimeve ndaj qytetarëve. “Duke qenë se synimi i operatorëve të sistemit është mbajtja e një sistemi energjetik efiçent dhe të qëndrueshëm, me qëllim garantimin e një shërbimi me cilësi të lartë për qytetarin, shlyerja e detyrimeve të ndërsjella përbën një hap thelbësor në arritjen e këtij qëllimi”.

ma.me

Next Post
Abuzoi me mbesën 10-vjeçare, apeli: 20 vite burg për xhaxhain

Abuzoi me mbesën 10-vjeçare, apeli: 20 vite burg për xhaxhain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

July 22, 2026
Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

July 22, 2026
Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

Flakët pushtojnë një sipërfaqe me bar e shkurre në Lazarat, ndërhyrja e shpejtë shpëton banesat e banorëve

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In