• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2005- 2009- 2013/ Premtimet elektorale të PD- PS, do ishin punësuar 710 mijë persona

by Java News
16/05/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të kishte punësuar 710 mijë persona që nga viti 2005 e deri më sot nëse do të ishin mbajtur premtimet gjatë fushatave elektorale të forcave politike që kanë fituar zgjedhjet.

Ky rezultat del nga një vëzhgim i Fiks Fare për premtimet që ka bërë koalicioni i djathtë në dy mandate, pikërisht në vitin 2005 dhe 2009 dhe premtimin që ka bërë koalicioni i majtë në vitin 2013.

Në vitin 2005 ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili premtoi se duke prerë këmbët e korrupsionit do të krijonte 250 mijë vende të reja pune.

Në vitin 2009, sërish Sali Berisha, që u zgjodh kryeministër, premtoi se do të hapte dhe 160 mijë vende të reja pune.

Me të njëjtën retorikë vijoi në vitin 2013 edhe Partia Socialiste. Kreu i PS, Edi Rama deklaroi në atë kohë se po të fitonte zgjedhjet brenda mandatit të parë do të krijonte 300 mijë vende të reja pune.
Pra, me një përllogaritje të thjeshtë, nga viti 2005 dhe deri më sot, Shqipëria do të kishte 710 mijë vende të reja pune.

Ndërkaq, premtimet nuk janë ndalur as sivjet. Partia Socialiste, e cila sapo ka hapur fushatën elektorale, ka premtuar se në këtë mandat do të hapë dhe 220 mijë vende të reja pune. Pra në vitin 2021, bashkë me premtimet e tri fushatave të tjera, do të kemi 930 mijë të punësuar.

Por çfarë ndodh?!

Sipas statistikave të INSTAT në vitin 2005, në Shqipëri kishim 1 milion e 85 mijë njerëz të aftë për punë nga mosha 15-64 vjeç. Ndërkohë, 932 mijë persona rezultonin të punësuar.

Ndërsa në studimin e fundit të tregut të punës, INSTAT konstaton se në vitin 2016, forca e punës është 1 milion 365 mijë persona, ndërkohë që 1 milion e 157 mijë persona janë të punësuar dhe 208 mijë persona janë të papunë.

Nëse marrim kufirin minimal dhe maksimal të këtyre viteve rezulton se nga viti 2005, kur ishin të punësuar 932 mijë persona deri në vitin 2016 me 1 milion e 157 mijë persona të punësuar, në total janë shtuar 226 mijë punonjës të rinj. Pra 484 mijë punonjës më pak sesa kanë qenë premtimet elektorale gjatë këtyre viteve.

Madje, sivjet PS ka premtuar 220 mijë vende të tjera pune, që do të thotë 12 mijë vende të reja pune më shumë sesa është numri i të papunëve aktualisht.

ma.me

Next Post
DETAJET/Pse nuk u realizua takimi Rama-Basha

Dështon marrëveshja? Mediat pranë Bashës: S'ka dakordësi për datën e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com