• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

200 kryeministra dhe 1 karrige

by Lutfi Dervishi
07/04/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Bisedat e panumërta në studio janë bërë si vallet e dasmave qëmoti: vjen kushdo, kërcen vallen që do dhe ikën, pa e vrarë mendjen kush e ftoi, dhe kush po martohet.

Në një ditë, janë mesatarisht 200 të ftuar nëpër studiot e vendit.

Disa vijnë nga politika, disa nga tregu i të papunëve dhe disa nga parkingu përballë i televizionit.

Nëse pyet se kush janë, përgjigja është: Mbushje!

Nëse pyet se çfarë përfaqësojnë, përgjigja është: Për mbushje!

Por për të gjithë ka mikrofon, ka grim, ka falënderim, ka edhe veturë me apo pa kondicioner ku shoferi i televizionit shpesh herë i ka pyetjet e bisedës më të qarta.

Por ja si funksionon skema:

Nuk ke mundesi të marrësh kryeministrin apo ministrin e linjës? Nuk ka problem.

Ka plot deputet, ka edhe më shumë ish deputet dhe një ushtri permanente kandidatësh për deputet:

(Ish) Deputet? Kur ka qenë në Kuvend nuk ka hapur gojen, por tani e pyet për rrogat e mësuesve, reformën në shëndetësi, marrëdhëniet me Iranin, dhe rrjetin 5G në Pukë.

Fton një kryetar partie që nuk ka kaluar asnjëherë pragun elektoral? E pyet si të jetë drejtori i Bankës Botërore dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bashkë. Le të hapë thesin dhe le të shajë kë të dojë, madje edhe lavazhierin për njollat mbi makinë.

Fton një kryetar partie që as sondazhet më optimiste nuk e japin me shans për të qenë deputet? E pyet si të jetë lideri i ardhshëm i vendit, ministër i Jashtëm dhe negociatori i paqes në Lindjen e Mesme.

Kamera e fokuson me kujdes, si të ishte kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Fton një të ri në politikë? I jep kapelen e filozofit grek dhe e pyet për demokracinë, drejtësinë, rendin botëror dhe “çfarë mendon për Hobbes-in”.

Fton një sharlatan? Ky ka shumë K, sidomos kur e pyet si guru global për rendin e ri botëror, pastaj e vë përballë një eksperti të vërtetë nga Uashingtoni.

Fton një mjek infeksionist? Nuk e pyet për virozat e stinës por e pyet për taksat, buxhetin e mbrojtjes, luftën në Gaza, dhe marrëveshjen e Parisit për klimën.

Rezultati?

I ftuari futet në studio me shall për kollën, del nga televezioni si ekspert për politikën fiskale në BE dhe luftën tregtare që sapo ka shpërthyer.

Një tjetër që nuk e njeh dallimin mes fjalës “buxhet” dhe “buxhak”, shpjegon reformën e pensioneve me një siguri që të kujton performancen e Steve Jobs-it, kur prezantoi iPhone-in.

Por shumica e të ftuarve pavarësisht se kush janë, me apo pa punën, pyetën për rrogat, arsimin, shëndetësine, infrastrukturën, mbrojtjen, mjedisin, Naton, SHBA, Kinë, ujin 24 orë etj.

Në mungesë të Kryeministrit në studio, çdo të ftuari i kërkohet llogari për qeverisjen ose pyetet si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Në fund të ditës, me kaq shumë kryeministra në studio, lind pyetja:

Kush e ka fajin që nuk kemi rroga të larta , as ujë 24 orë, as arsim cilësor dhe as shëndetësi falas?

Askush. Sepse të gjithë janë në opozitë! Përballë të “të ftuarve” është publiku që çdo natë në ekran sheh ata që nuk i ka votuar kurrë.

Qeveria është gjithmonë gjetke, por ama “Kryeministi” është gjithmonë në ekran.

Dhe kështu, vazhdon spektakli i përditshëm/përnatshëm ku vendi qeveriset… nga studio në studio.

Next Post
Gjiknuri optimist për zgjedhjet e 11 majit: Në qarkun e Vlorës synojmë të marrim 9 mandate

Gjiknuri optimist për zgjedhjet e 11 majit: Në qarkun e Vlorës synojmë të marrim 9 mandate

Comments 1

  1. Vjosa Melaj says:
    11 months ago

    Edhw Kryeministri, është Shqiptar, por jo si ti o Lutfi Dervishi, një Shqiptaro-Bullgar, që nuk të kërcet shumë,në se Shqipëria hyn apo jo në BE, mbasi ti si shtetas Bullgar me gjithë grua, femijë e prinder, ke pasaportë Bullgare, hyn e del në Europë, ndersa për këtej nga Shqipëria, thua çi qi nënën, boll që Unë (Lutfiu) marr dy tre rroga, mbi edhe nën dorë, duke filluar nga Syri TV, RTSH (si aneks i PD), etj,.
    Pra, hipokrizia që shkruan, është e shtirur.
    Ja njeri pa yndyrë.
    Njeri pa karakter.
    Burrë jago.

    Reply

Leave a Reply to Vjosa Melaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In