• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20 vjet mësuese, por humbet vendin e punës për një lapsus të drejtoreshës

by A R
08/10/2020 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindita Topulli mësuese filloreje ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoria e shkollës dhe zyra arsimore e kanë larguar padrejtësisht nga profili i saj ku kishte 20 vite eksperiencë për ta kaluar si mësuese ndihmëse. Sipas saj shkaku ka qenë vlerësimi i dosjeve nga zyra arsimore dhe drejtoria e shkollës .Lindita thotë se në dosjen e saj vlerësimi në muajin qershor të vitit 2019 ka qenë “Mirë” ndërkohë në muajin shtator kur ka filluar dhe shkolla është ndryshuar duke u bërë “Mjaftueshëm”. Ky lloj vlerësimi nga ana e drejtorisë së shkollës, i padrejtë sipas Linditës, i ka hedhur poshtë 20 vitet e eksperiencës si mësuese filloreje duke e kaluar mësuese ndihmëse. Për Fiksin Lindita thotë se nëndrejtoresha e shkollës ka shkuar një herë gjatë vitit për kontroll duke mbajtur shënime me të cilat Lindita nuk ka qenë dakord, pasi shkencërisht ka qenë në rregull. Ndërkohë për refuzimin e firmës Lindita thotë se ka bërë me dije edhe drejtoreshën.Mësuesja kërkon ndihmën e Fiksit, pasi edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim për të marrë vlerësimin dhe vendimin që ka bërë komisioni për të nuk ja vënë në dispozicion.

Mësuesja shkon në drejtorinë e shkollës dhe kërkon vlerësimin që i është bërë në muajin qershor 2019, por drejtotesha i thotë të shkojë ditën e nesërme. Lindita shkon sërish të nesërmen takon drejtoreshën Valbona Muço. Ajo i thotë se dosja e vlerësimit të saj nuk ndodhet në drejtorinë e shkollës, por në zyrën arsimore ndaj dhe duhet të shkoj atje për ta kërkuar. Në këto kushte Lindita shkon dhe në zyrën arsimore, por edhe aty i thonë të njëjtën gjë. Dosja e vlerësimit të saj nuk ndodhet as në këtë zyrë.Drejtoresha e ZA Albana Hasanaj e dërgon në DAR Fier për të gjetur dosjen e vlerësimit. Gazetarët e Fiksit duke parë sorollatjet që institucionet shtetërore i bëjnë mësueses shkojnë vetë për të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë si fillim në drejtorinë e shkollës për këtë problem.Drejtoresha Valbona Muço u pranon gazetarëve të Fiksit se në vlerësimin e mësueses është bërë një gabim.Gazetarët i kërkojnë drejtoreshës dokumenta dhe dosje të mësuesve që kanë marrë pjesë në konkurs, por drejtoresha thotë nuk janë në shkollë. Ndërsa për kontrollin e vlerësimit nga nëndrejtoresha ajo thotë se mësuesja nuk është vlerësuar vetëm nga nëndrejtoresha, por i është bërë edhe një tjetër vlerësim me komision dhe dokumenti është në ZA.

Në intervistën e dhënë gazetarëve drejtoresha e ZA thotë se drejtoresha e shkollës ka bërë vlerësimin e mësueses pa pyetur nëndrejtoreshën e cila ka qenë edhe vlerësuesja periodike e mësueses.Drejtoresha e ZA thekson më tej se dosjet e mësuesve patjetër që janë në drejtorinë e shkollës, por mbi të gjitha nuk është në dijeni të komisionit për vlerësimin e mësueses të ngritur nga drejtoresha pas vlerësimit që ka bërë nëndrejtoresha e shkollës.Më tej shpjegon se nuk ka një dokument të tillë. Drejtoresha e Za merr në telefon drejtoreshën e shkollës në prezencë të gazetareve e cila mundohet t’i mohojë faktet. Njëkohësisht drejtoresha e shkollës vendimin e komisionit e ka mbi tavolinë. Kur gazetarët e pyesin se përse nuk ja vuri në dispozicion mësueses kur ajo e kishte kërkuar por e sorollaste sa në një derë institucioni në tjetrën? Drejtoresha përgjigjet se zonja duhet ta kërkojë me shkrim edhe pse mësuese Lindita kërkesën me shkrim e kishte bërë kohë më parë, por përgjigje nuk kishte marrë kurrë!

Next Post
Kosova në lot, Maqedonia e Veriut i prish ëndrrën për në Europian

Kosova në lot, Maqedonia e Veriut i prish ëndrrën për në Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In