• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

20-vjeçari i transformimeve, Meri Shehu: ‘Dimër’ vetmie për Demin, sprova shpirtërore për Gaforret…

by A R
20/03/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në parashikimin e horoskopit për këtë javë, astrologia Meri Shehu lajmëron një rilindje dhe fillime të reja, por edhe metamorfozë. Kalimi i Plutonit në Ujor do të nxisë zhvillime të reja në teknologji e shkencë por shenjat do të përjetojnë një transformim personal. Më e rëndësishmja, thotë astrologia për “Rudina” në Tv Klan, këtë verë do të marrim shijen e parë të këtë verë do të marrim shijen e parë të këtij shndërrimi që do të zgjasë 20 vjet.

Meri Shehu: Kjo është java e ekuinoksit të pranverës, nesër Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe zyrtarisht jemi në pranverë. Kjo është një javë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, çlirohemi nga dimri dhe futemi direkt në pranverë. Nesër presim Hënën e re në Dash, kjo është një fillim i ri, Dashi është shenja e parë dhe me Hënën e re kemi fillimin e pranverës me këtë ndryshim që vjen instinktiv për ta bërë jetën tonë një ringjallje, një rilindje.

Kjo javë ka edhe një fenomen tjetër shumë të rëndësishëm astrologjik që e kemi paralajmëruar kurkemi bërë parashikimin e Marsit, që Plutoni futet në shenjën e Ujorit në datën 23 dhe Plutoni është metamorfoza, nga krimb na  kthen në flutur. Në  këtë kuptim na transformon dhe në shenjën e Ujorit duke qenë se  është një shenjë shumë e lirë, shumë novatore, shumë moderne, shumë përparimtare dhe shumë me teknologji, të gjitha këto do t’i transformojë në mënyrën si do gjejë terrenin. Plutoni është i vështirë, por Ujori do ta menaxhojë mirë si mjeshtër i teknologjisë, artit dhe shkencës.

Dashi – 5 yje

Fillon pranvera në shenjën e Dashit, nesër futet Dielli në Dash, Hëna e re në Dash kështu që kemi një çlirim. Dashi është shenjë e pranverës, atëherë marrin të gjithë reputacionin e madh dhe të mundshëm. Ekonomia do vazhdojë të ecë mirë. Plutoni në Ujor do bëjë edhe për ta një metamorfozë lidhur me qëllimet. Do marrin një shije këtë verë se çfarë do ndodhë në 20-vjeçarin e ardhshëm për Dashët në fushën e qëllimeve, shoqërisë dhe dashurisë.

Demi – 3 yje

Hëna e re paralajmëron pranverën, por Demët nuk e duan këtë pranverë kaq shumë të hapur, duan të jenë pak më vetëm dhe kanë filluar një periudhë vetmie. Hëna e re në Dash nuk është kaq premtuese për ta sepse Demi nuk do ndryshimet  dhe fillimet e reja, por do të jetë në konturet e sigurisë së vet. Duhet të kenë kujdes se kjo verë do t’u japë shijen e të qenit vetëm në qoftë se nuk i menaxhojnë mirë marrëdhëniet me shoqërinë dhe njerëzit e afërt. Në karrierë i pret dimri i vetmisë së madhe nëse nuk e menaxhojnë mirë.

Binjakët – 3 yje

Hëna e re simbolizon shoqëri të reja, qëllime, hapje, dalje, kontakte, flirte dhe me Hënën e re do bëjnë njohje të reja, avantazhe të reja në qëllimet e tyre në shoqëri dhe në dashuri. Sa i përket Plutonit në Ujor shija do jetë me kontaktet jashtë vendit dhe çështje ligjore të rëndësishme që do shohim si do përjetojnë këtë metamorfozë që do ndodhë në jetën e tyre.

Gaforrja – 4 yje

Hëna e re i pret në çështjet e karrierës, ndryshimet e jetës së tyre personale. Shumë Gaforre do ndiejnë dëshirën për të bërë një ndryshim të madh, ndryshim pune, fejesa, martesa, të duken më të rigjeneruar  në lidhje me karrierën. Plutoni do sjellë shije të çuditshme në lidhje me paratë, ekonominë dhe anën shpirtërore. Këtë 20-vjeçar Gaforret do vihen në sprova shpirtërore.

Luani – 4 yje

I presin martesa shumë të rëndësishme, metamorfozë e madhe sepse Plutoni del përballë shenjës së tyre në Ujor dhe kjo do të thotë që mund të përfitojnë nga gabimet e të tjerëve, mund të martohen, mund të gjejnë një partner tepër ideal. Gabimi i të tjerëve do jetë suksesi  i Luanëve, do marrin një njeri të mrekullueshëm në jetën e tyre, dikë që do ta braktisë dikush do e marrin ata. Do kenë martesa të mira, të rëndësishme dhe metamorfoza e madhe e Luanëve do jetë e fuqishme në këtë 20-vjeçar.

Virgjëresha – 3 yje

Hëna e re në Dash i bën skeptikë në çështjet personale dhe ekonomi, por kanë një fillim shumë të mirë  shpirtëror, një rigjenerim dhe mund të fillojnë dieta të ndryshme ose menaxhime në fushën e ekonomisë duke menduar që do blejnë gjëra me shumë ngjyra dhe joshëse këtë verë. Plutoni në Ujor do ketë ndryshime lidhur me punën, shumë Virgjëresha do ndryshojnë punën në këtë 20-vjeçar në mënyrë spektakolare dhe shijen do ta japë këtë verë se ç’do ndodhë.

Peshorja – 2 yje

Hëna e re ndodh përballë shenjës së tyre. Dashi ka filluar t’u shesë shumë mend Peshoreve dhe s’po e gjejnë dot ekuilibrin sepse gjithë euforinë e ka marrë Dashi. Ritmin e marrin partnerët në çift, bashkëpunëtorët, gjërat e reja që Peshoret s’po i kontrollojnë dot në këtë periudhë.

Akrepi – 3 yje

Hëna e re është e bukur lidhur me punën, përditshmërinë, do kenë ndryshime, hov, iniciativë por do lodhen sepse zakonisht Hëna në Dash i bën të shpenzojnë energji dhe Akrepi s’do ta donte. Metamorfoza e madhe do të ndodhë në çështjet familjare për Akrepët.

Shigjetari – 4 yje

Është shenja më erotike me Hënën e re në Dash dhe Diellin, janë aty ku duhet. Do luajnë, do argëtohen,  do dashurojnë, do bëjnë plane, janë në qiellin e shtatë. Plutoni do i bëjë shumë teknologë.

Bricjapi – 3 yje

Hëna e re i prek në çështje familjare,në komunikimin me të afërmit, ndryshimet që duan të bëjnë në shtëpi, por duhet të përgatiten për një 20-vjeçar të vështirë ekonomik me një metamorfozë të madhe në këtë çështje dhe duhet ta kenë kujdes.

Ujori – 4 yje

Po futet Plutoni në shenjën e tyre dhe ndodh një metamorfozë shumë e madhe që do ta shijojnë këtë verë, shkojnë larg, udhëtojnë, nuk kanë më nevojë për t’i bërë disa gjëra nga të tjerët ose që kanë menduar të marrin ndihmë, do jenë shumë protagonistë, do fejohen e martohen.

Peshqit – 4 yje

Hëna e re jep shumë dhurata në çështjet ekonomike, kanë lëvizje, blejnë, shesin, kanë manovrime kurse Plutoni në Ujor i fut në një 20-vjeçar të vështirë personal e psikologjik, kemi dhe Saturnin në Peshk./

Next Post
‘Më shuante sherret në shtëpi’! Sazan Guri qan LIVE në emision për qenin e ndjerë

‘Më shuante sherret në shtëpi’! Sazan Guri qan LIVE në emision për qenin e ndjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

January 5, 2026
Venezuela zbut tonet me SHBA / Presidentja e përkohshme: Të hapur për bashkëpunim…

Venezuela zbut tonet me SHBA / Presidentja e përkohshme: Të hapur për bashkëpunim…

January 5, 2026
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Aksident me pasojë vdekjen, arrestohet shoferi në Elbasan, Policia jep detaje

January 5, 2026
“Tani e kemi ne kontrollin”! Pas rastit të Venezuelës, Trump kërcënon dy shtete të tjera

“Tani e kemi ne kontrollin”! Pas rastit të Venezuelës, Trump kërcënon dy shtete të tjera

January 5, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

January 5, 2026
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“Fëmijët përfituan nga privatizimi i banesave”, SPAK i shton akuzat, Berisha: Si mbi 1 milion shqiptarë…

January 5, 2026
Djali i Maduros ‘thyen’ heshtjen: Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët!

Djali i Maduros ‘thyen’ heshtjen: Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët!

January 5, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Autoritetet morale që mungojnë

January 5, 2026
Si mund të përfitojë Trump nga pasuria “marramendëse” e naftës venezueliane?

Si mund të përfitojë Trump nga pasuria “marramendëse” e naftës venezueliane?

January 5, 2026
Përkeqësimi i motit në qarkun e Shkodrës, rrezik për përmbytje në disa zona

Përkeqësimi i motit në qarkun e Shkodrës, rrezik për përmbytje në disa zona

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In