• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

20 VITET E FUNDIT/ Statistikat e pabesueshme të terrorit, mesatarisht 10 akte në ditë

by A R
19/11/2015 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në njëzet vitet e fundit në botë janë regjistruar 70.433 akte terrorizmi, mesatarisht mbi 10 në ditë. Mbi 165 mijë njerëz kanë humbur jetën. Rreth 280 mijë të plagosur. Materiali që sjell JavaNews.al tregon se pak më shumë se tre mijë (4% e totalit) aktet e vetëvrasjes, kryesisht në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë e Jugut. Këto janë disa nga të dhënat që dalin nga Global Terrorism Database (GTD), burimi më i besueshëm në këtë temë, krijuar nga Universiteti i Marylandit në SHBA.

Vazhdimësia në kohë – Duke parë frekuencën e atentateve terroriste në periudhën nga 1994 deri në 2013, vihet re një fillim i stabilizuar, me reduktim në dekadën 1997-2007 dhe me rritje më pas, me kulmin në vitet 2012-2013. Nëse do të merrnim si moment ndarjeje sulmet në Kullat Binjake në New York më 11 shtator 2001, numri i atentateve në 7-vjeçarin para (1994-2001) dhe në atë prapa (2001-2008) është pothuajse i barabartë.

sulmet

Rajonet dhe vendet më të goditura – Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut së bashku kanë pësuar dy të tretat (63%) e sulmeve nga 1994 më 2013, të ndjekura nga Azia Juglindore dhe Afrika Sub-sahariane (18% së bashku). Europa është rajoni i pestë në botë për numrin e atentateve të pësuar gjatë gjithë kohës së referimit, mbi katër mijë atentate, (6% e totalit). Më 2013 pati 237 atentate, baras me 2% të totalit botëror.

Duke marrë në shqyrtim vendet më vete, më të goditurit janë Iraku e Afganistani, që së bashku kanë 30% të totalit botëror, duke pasur respektivisht 12 dhe 9 mijë akte terrorizmi.

Për t’u veçuar situata në Libi, e 29-ta në botë, me 360 atentate. Prej tyre, 351 në dyvjeçarin pas përmbysjes së Kadafit, pra vetëm nëntë në 17 vjetët e mëparshëm.

Edhe më keq kuadri i krijuar në Siri, e 27-ta në botë me 505 sulme. Nga këta, 497 në periudhën midis 2011 e 2013, pra që nga nisja e revoltës, vetëm më 2013 janë 272, më tepër se gjysma e totalit. Në kompleks viktimat janë 2.635,me një rritje të pabesueshme në tre vitet e fundit: 45 viktima nga 1994 deri më 2008, 163 më 2011, 875 më 2012 e 1.552 më 2013. 70% e atentateve janë me eksplozivë. Objektivat janë kryesisht civilë, në 135 raste, ndërsa ushtarakë janë në 105 raste. Grupet më aktive janë Al-Nusra, ushtria e lirë siriane dhe ISIS. Qytetet më të goditura janë Damasku (168 atentate),  Alepo (56) e Homs (26).

Në Europë – Janë kryer pak më tepër se 4 mijë akte terroriste nga 1994 më 2013, 6 përqind e totalit botëror. Nga këta, sipas GTD, 344 mund të llogariten si aksione rebelimi ose guerrilje, jo terrorizmi. Sulmet vdekjeprurëse kanë qenë 346, me 806 viktima. Të plagosurit janë 5.805 (për 634 sulme), 13 aktet kamikaze.

Franca – Në Francë janë kryer 225 atentate në periudhën 1994 -2013, më tepër se gjysma (151) në vitet ’90. Historikisht, grupi më aktiv është Fronti Nacional Korsikan. Sulmet vdekjeprurëse kanë qenë 18, vdekjet 36. Objektivat ishin kryesisht të natyrës qeveritare dhe ekonomike.

Italia – E papërfillshme në rang global, vetëm 0.2 përqind e totalit, me 138 sulme. Nga këto, 6 kanë qenë vdekjeprurëse, me po kaq viktima. Viktimat përfshijnë edhe të vetmin vetëvrasës, i cili shpërtheu një bombë në një restorant Mac Donald në Breshia, në mars 2004. Të plagosurit në total kanë qenë 103.

Grupet më aktive në Itali janë Federata Anarkiste Informale, Brigadat e Kuqe dhe grupe neonaziste, të cilave u shtohen firmat e huaja të Celulave Luftarake Komuniste dhe Ujqit Gri.

(La Repubblica / JavaNews.al)

Next Post

Profecia e tmerrshme e murgeshës: Vatikani do shkatërrohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën për komision hetimor mbi “McGonigal” dhe pranoi atë për zgjedhjet e 11 majit, vjen reagimi nga PD

June 1, 2026
Nis protesta për Zvërnecin para Ministrisë së Brendshme

Nis protesta për Zvërnecin para Ministrisë së Brendshme

June 1, 2026
35-vjetori i PS/ Rama: Berati është një nga shëmbëlltyrat më të forta të transformimit

35-vjetori i PS/ Rama: Berati është një nga shëmbëlltyrat më të forta të transformimit

June 1, 2026
Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

June 1, 2026
Spahia kritika në Kuvend për urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon sqarime për terapinë hormonale për transgjinorët

Spahia kritika në Kuvend për urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon sqarime për terapinë hormonale për transgjinorët

June 1, 2026
“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

“Katundi yt do të jetë qelia”, Berisha akuza ndaj Ramës në Kuvend

June 1, 2026
“Ishte garë e fortë”, Balla ironizon Berishën për rizgjedhjen në krye të PD-së

“Ishte garë e fortë”, Balla ironizon Berishën për rizgjedhjen në krye të PD-së

June 1, 2026
Berisha në Kuvend: Në 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare

Berisha në Kuvend: Në 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare

June 1, 2026
Seanca nis me tensione/ Shehaj nuk lejon Berishën të flasë, ndërhyn zëvendëskryeparlamentarja

Seanca nis me tensione/ Shehaj nuk lejon Berishën të flasë, ndërhyn zëvendëskryeparlamentarja

June 1, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet e 11 majit

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet e 11 majit

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In