• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20 vite më parë Titaniku ”mbytej” sërish

by A R
19/12/2017 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte 19 dhjetori i vitit 1997, kur në sallat kinematografike amerikane shfaqej filmi “Titanik”, kryevepra e firmosur nga James Cameron, fitues i 11 çmimeve Oscar dhe arritja e rekordeve të fitimeve në sallat e kinemave të të gjithë botës.

Kanë kaluar 20 vite, por pamja e vështrimit të Leonardo DiCaprio (Jack) që pikturon Rose (Kate Winslet) që mban të veshur vetëm Zemrën e Oqeanit vazhdon të jetë në mendje të të gjithëve.

Sot e kësaj dite, është filmi i dytë me më shumë fitime në historinë botërore të kinemase (i pari është ”Avatari” i vitit 2009, gjithnjë i drejtuar nga Cameron), është një prej filmave që mban rekordin e më shumë emërimeve në Oscar (14 kandidatura), bashkë me filmin “All about Eve” dhe “La La Land”, si dhe një prej atyre me më shumë fitore se kurrë të statujës prestigjioze të artë (11 fitore të Çmimeve Oscar 1998), bashkë me “The Lord of the Rings: The Return of the King” dhe “Ben-Hur”.

Më poshtë do të zbuloni, në 20 kuriozitete, historinë e Rose DeWitt Bukater, e detyruar të martohej me 30-vjeçarin Cal Hockley (Bill Paxton) dhe Jack Dawson, artist i varfër dhe joshës.

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio ishin në atë kohë respektivisht 22 dhe 23 vjeç, që të dy i kanë mbijetuar për mrekulli suksesit të jashtëzakonshëm të filmit dhe vazhdojnë të jenë miq të ngushtë. Kur DiCaprio, më në fund, fitoi çmimin Oscar 2016 për filmin “The Revenant”, i Alejandro Gonzalez Inarritu, ishte Rose e tij në krahë dhe po fluturonte nga lumturia.

1) Rose & Jack shkëmbejnë 13 puthje gjatë gjithë filmit. Jo pakë nëse mendohet se si dashuria e tyre ishte e ndaluar. Dy personazhet i përkasin pafundësisht dy klasave të ndryshme sociale dhe dashurohen, sikurse e dimë, gjatë udhëtimit tragjik inagurues të transatlantikut Titanik në vitin 1912.

2) Puthja e tyre e parë zgjati 27 sekonda dhe ndodhi pikërisht pas skenës së famshme “Po fluturoj, Jack!”.

3) Nuk e kishim vënë re 20 vite më parë, por Jack e Rose janë vazhdimisht në kërkim të njëri-tjetrit. Aq sa Jack thërret “Rose” plot 50 herë.

4) Po Rose? Vetëm në 45 minutat e fundit të filmit Rose thërret “Jack!” 26 herë. Nuk është e vështirë që të besohet, nëse mbahet parasysh se këto janë ekzakt minutat e fundosjes së Titanikut.

5) Rose ndërron veshjet 12 herë gjatë filmit (+1, nëse marrim në konsideratë skenën nudo të pikturës). Me gjithë këto shfaqje ishin të nevojshëm 50 persona dhe 365 ditë për të realizuar të gjitha kostumet.

6) Rose dhe Jack kalojnë 673 sekonda duke u përkëdhelur dhe vështruar në sy. Nëse nuk është dashur…

7) Sa e kami dashuruar personazhin e Rose? Shumë, sidomos për ato gjeste pak të çmendura për atë kohë dhe për një vajzë të re të shtresës së saj sociale. Nëntë herë gjatë filmit Rose kryen diçka të palogjikshme si për shembull t’i bështyjë në fytyrë bashkëshortit të saj të ardhshëm dhe të godasë me grusht një pastrues të dëborës që përpiqet ta ndalojë.

8) Janë 5 cigaret e pira nga Rose dhe Jack.

9) Sa vjeç është Rose kur hipën mbi dëbore? 17. Mosha prefekte për burrë, jo! Ndoshta për atë kohë.

10) Nëse do të kishim dëshiruar të hipnim tek Titaniku dhe të udhëtonim në suitën më të mirë në klasin e parë do të kishim paguar 4 350 dollarë (rreth 75 000 dollarë sot). Në klasin e tretë do të kishim udhëtuar me 32 ose 40 dollarë, rreth 800 dollarë sot.

11) Distanca e përshkruar nga Titanikut mes 10 prillit 1912 (me nisje nga Sauthempton) dhe përplasjes me akullnajën në mbrëmjen mes 14 dhe 15 prillit 1912 ishte e barabartë me 2 070 milje detare.

12) Në bordin e Titanikut ishin 16 850 shishe vere dhe likeri.

13) Duket e pabesueshme, por u deshën 73 vite për të gjetur reliken e Titanikut. Kjo ngjarje ka ndodhur në shtator 1985, kur një ekim kërkuesish francezë dhe anglezë gjejnë një derë të relikes në jug të Njufaundlend, rreth 3657 metra thellësi.

14) Ai me DiCaprio dhe Winslet nuk është i vetmi film mbi historinë e Titanikut. Janë edhe tre të tjerë, “Titanic” (1953), “A Night to Remember” (1958) dhe një serial (1996).

15) 200 milionë dollarë kundrejt 7,5 milionë dollarë, kostoja e prodhimit të filmit në raport me atë të realizimit të anijes në fillim të vitit 1900 (ekuivalente me rreth 150 milionë dollarë sot).

16) Për të rikrijuar oqeanin e skenave përfundimtare është përdorur një pishinë e thellë prej pak më pak se 10 metra thellësi. Në të gjitha shfaqjet, aktorët vishnin tuta polumbarësh përveç Kate Winslet, që në fakt më pas u sëmur me pneumoni.

17) Në skenën finale të filmit (që imagjinohet nga Rose e moshuar) në të cilin Rose dhe Jack takohen tek shkallët, ora tregon 2:20 të mëngjesit. Është ora e saktë kur Titaniku u mbyt.

18) Filmi do të zgjaste 2 orë e 40 minuta nëse do të ishin vetëm skenat që kanë ndodhur në vitin 1912 dhe koha që iu desh Titanikut për t’u fundosur në ujërat e oqeanit, duke u thyer në dy pjesë.

19) Kundërfigurat në sallat e makinerive ishin të gjata 155 centimetra, që motorët dhe hapësirat të duken më madhështore.

20) 28 638 131 dollarë janë të ardhurat që regjistroi filmi në SHBA gjatë fundjavës së parë në kinema (19-21 dhjetor 1997). Titanik është shfaqur në sallat e gjithë botës për 287 ditë./ATSH/b.d

Next Post
Trafik droge nga Shqipëria, shkatërrohet banda që drejtohej nga një grua

Trafik droge nga Shqipëria, shkatërrohet banda që drejtohej nga një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

Tejkalimi i afateve bjerr besimin te drejtësia e re

August 24, 2026
SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

SHBA rikthejnë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy të vrarë

August 24, 2026
Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

August 24, 2026
Arrestohet Altin Shehu në Tiranë, në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar

Ftonte të miturit në kafe dhe më pas në banesë, arrestohet burri në Elbasan

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

August 24, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

Për ata që thonë se Erion Veliaj i është shmangur procesit në GJKKO

August 24, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kosova para dhe pas 16 shtatorit

August 24, 2026
Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

Udhëheqësit evropianë në Kiev për 35-vjetorin e pavarësisë – BE miratoi 6.1 miliardë dollarë shtesë

August 24, 2026
Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

August 24, 2026
Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

Pse shkollat në Norvegji po rikthehen te libri dhe lapsi

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com