• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“20% ulje për çdo student që udhëton me Air Albania”, Veliaj: Aplikoni për kartën që të përfitoni

by Java News
07/11/2019 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë që ndjekin studimet e larta në Tiranë dhe që janë pajisur me  kartën e studentit mund të udhëtojnë më lirë me “Air Albania”. Bashkia e Tiranës dhe kompania e shqiptare “Air Albania” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila siguron lehtësira financiare për studentët që udhëtojnë jashtë shtetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi kompaninë ajrore që iu bashkua subjekteve dhe institucioneve private ose publike, që ofrojnë shërbime me kosto të ulta ose falas për studentët e pajisur me kartën e studentit.

“Sot kemi një super lajm për të gjitha vajzat dhe djemtë studentë në Tiranë, të cilët e kanë marrë tashmë kartën e studentit. Po marrin shërbime në tokë, por nga sot do të marrin shërbime edhe për fluturime ajrore. Duam shumë që studentët shqiptarë të përfitojnë nga ky liberalizim i tregut ajror, ndaj jam shumë i lumtur që çdo student i qytetit të Tiranës, që ka kartën e studentit, duke prerë biletën me ‘AirAlbania’ merr automatikisht 20% ulje për udhëtimet dhe destinacionet ku fluturon ‘AirAlbania’”, tha Veliaj, i cili shtoi se deri më tani numri i kartave të shpërndara ka shkuar në 25 mijë.

Kryebashkiaku tha se kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët, si për ata që udhëtojnë për qëllime studimore, ashtu edhe për ata të tjerët që duan të njohin kultura dhe shkëmbejnë eksperienca me vendet fqinje, ku kjo kompani operon aktualisht, apo edhe në vendet e tjera ku ajo do të shtrijë aktivitetin e saj në vijim.

Për të përfituar nga kjo mundësi, por edhe shërbimet e tjera që ofron karta e studentit, Veliaj u bëri thirrje studentëve të tjerë që të aplikojnë pranë pikave që ekzistojnë pranë fakulteteve.

Kryebashkiaku theksoi se studentët që janë pajisur me kartë përfitojnë sot më shumë se 100 shërbime me çmime të reduktuara ose falas, përfshi edhe lehtësirat në transportin urban në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i “AirAlbania”, Sinan Dilek, falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin, ndërsa theksoi se nëpërmjet kësaj marrëveshje studentët do kenë mundësi të udhëtojnë më lirë në disa destinacione. “Jemi shumë të lumtur që arrijmë këtë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, për t’i dhënë mundësi studentëve, që të kenë 20% ulje për fluturimet me kompaninë tonë, në 4 destinacione, por edhe të tjera që do të shtohen drejt Europës, Turqisë. Ata do të kenë privilegjet që i ofrohen studentëve. Kjo është linja e të gjithëve, dhe falë bashkëpunimit me kryebashkiakun, do të jetë edhe linja e studentëve”, tha Dilek.

g.kosovari

Next Post
Merr fund dilema, ky është trajneri i ri i Bayern Munchen

Shpëtimi i Alvinit/ Lleshaj: Do hapim kanale për të bërë riatdhesimin e fëmijëve të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In