• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

20 të shoqëruar për vrasjen e ‘manecit’ në Sukth/ Kamerat filmuan 2 autorët, dëshmitarët: Dëgjuam të shtënat

by Java News
19/05/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 20 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin e regjistruar një ditë më parë në Sukth të Durrësit, ku mbeti i vrarë Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeç.

Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë fiksuar 2 persona si autorë, por që është e vështirë identifikimi i tyre. Nga sa bëhet e ditur 10 persona kanë qenë dëshmitarë okularë të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë. Sipas dëshmisë së tyre të dhënë për uniformat blu, ato kanë dëgjuar zhurmën kur një automjet ka mbërritur me shpejtësi në vendin ku ndodhi vrasja, të shtënat me armë si edhe përplasje të dyerve të makinave, që po sipas tyre mjeti Benz tip GLE-së ngjyrë gri u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pista kryesore e hetimit është ajo e përfshirjes në konflikte të mëparshme dhe larje hesapesh, pasi Mërkuri është një emër i njohur për policinë e qytetit dhe jo vetëm.

‘Maneci’  një emër i njohur për Policinë e Shtetit, dyshohet i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Por përveç kësaj ngjarjeje, ai dyshohet edhe si vrasës me pagesë, por që asnjëherë nuk u arrit të dokumentohej.

Arben Mërkuri njihet si mik i Landi Muharremit, Rrumit të Shijakut, por që për shkak të një konflikti nuk shoqëroheshin më. Landi Muharremi ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji ditën që këtij të fundit iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit. Pistat kryesore të hetimit është prishja e pazareve të drogës, kjo për shkak se viktima ka vuajtur dënimin në Itali për trafik narkotike, por edhe larja e hesapeve. 48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.

Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur, ku dhe ndodhi ngjarja si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave. Madje së fundmi ai është përfshirë në një ngjarje ku ka tentuar që t’i thyejë kamerën një gazetareje investigative, pasi po denonconte se ka groposur pulat me grip shpendësh në mënyrë të paligjshme. Nga sa mësohet, në Itali është i dyshuar se ka vrarë një prostitutë, ku edhe një video shihet teksa thotë se “deri dje i bënte femrat copa-copa”, dhe se tani kishte ndryshuar pasi ka vetë një vajzë.

g.kosovari

Next Post
Dash Shehi president? Ish-deputeti kundër Mediut e Dukës: Ku*varë bordellosh, duan një pijanec serial për…

Dash Shehi president? Ish-deputeti kundër Mediut e Dukës: Ku*varë bordellosh, duan një pijanec serial për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In