• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

20 sekrete që nuk i dini për puthjen

by
10/08/2015 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 sekrete që nuk i dini për puthjen

Puthja është një mënyrë për të shfaqur afeksion që të jep shumë kënaqësi për të mos thënë që është provuar shkencërisht që siguron një afrim më të madh emocional mes çifteve sesa intimiteti fizik. Është provuar që njerëzit e mbajnë mend puthjen e tyre të parë shumë më mirë dhe e kanë më të gjallë sesa përvojën e parë seksuale. Njerëzit nuk rrinë t’i mendojnë këto pjesëza të gëzueshme jete, por janë ca gjëra që ndoshta nuk i di për mënyrën më të mirë e më përmbushëse të shprehjes së dashurisë.

Bëjmë pak shkencë

Ka një emër shkencor për gjithçka dhe këtu bën pjesë dhe puthja. Termi për fushën që studion puthjen është “filematologji”, termi shkencor për puthjen franceze është “kataglotizëm”.

Të flasim për fjalët

Fjala “kiss” vjen nga anglishtja e vjetër “cyssan,” e cila nga ana e saj vjen nga paragjermanikja “kussijinan” ose “kuss.” Këto fjalë mendohet që kanë ardhur nga tingulli që bën puthja.

Stërvitje

Lëvijza e buzëve është një punë fizike, por saktësisht sa fizike është? Nje njeri mesatar djeg 2 kalori për çdo minutë puthje, një pasionant mund të djegë deri 6 kalori në minutë.

Gjurmë letrare

Puthja është një temë e përhapur në poezi dhe letërsi në të gjitha gjuhët e botës. Për herë të parë, puthja është shkruar në tekstet e Katër Vedikteve Sanskrite, që janë shkruar që në vitet 1500 Para Krishtit.

Gojë e pistë

Dihet gjerësisht që goja është një vend i papastër. Me një puthje, një njeri shkëmben nga 10 milionë në 1 miliardë baktere. Sado e çuditshme të duket megjithatë, të puthesh me një person të sëmurë ka më pak rrezik për të marrë të ftohtin sesa t’i japësh dorën.

Koha më e bukur

Të masësh kohëzgjatjen e gjithë veprimeve të ndihmon t’i vendosësh gjërat në perspektivë. Një person normal puthet aq sa mund të mbushë dy javë të jetës. Puthja mendohet që është e këndshme, por mund të ketë edhe pasoja shumë të këqija. Në Kinë, një burrë e puthi aq fort të dashurën sa uli presionin e ajrit në gojën e saj dhe asaj iu ça daullja e veshit. Në një puthje angazhohen shumë muskuj, një puthje të plotë franceze përfshin 34 muskuj, por më i rëndësishmi është orbicularis oris, muskuli që mbledh buzët.

Rekordi Guinness

Rekordi aktual botëror për puthjen më të gjatë mbahet nga Ekkachai dhe Laksana Tiranarat nga Tajlanda. Në 14 shkurt të vitit 2013, ata thyhen rekordin e mëparshëm me një puthje të gjatë prej 58 orësh, 35 minutash dhe 58 sekondash.

Një pjesë e ndjeshme

Buzët e njerëzve janë skajshmërisht të ndjeshme, 100 herë më shumë sesa majat e gishtave.

When In Rome

Romakët, si grekët e lashtë, ishin të njohur për të intelektualizuar çdo gjë, edhe puthjen. Ata i ndanin ato në tri kategori: puthje në faqe ose “Osculum”, puthje në buzë “Basium” dhe një puthje e thellë ose “Savolium”.

Revolucioni francez

French kissing mund të jetë një përvojë shumë argëtuese dhe e këndshme, por emërtimi klasik nuk synonte këtë. Termi ka dalë në 1923 si një goditje për kulturën franceze për të cilën njerëzit mendonin që ishte shumë seksuale

Fillimi i aktit

Shumë studiues janë të pasigurt nëse puthja është e mësuar apo e lindur. Duke qenë që ka shumë kultura në botë që nuk e praktikojnë puthjen, dyshohet që mund të mos jetë e dyta.

Historia kinematografike

Sot mund të shohësh shumë puthje në tv, por nuk ka qenë gjithmonë njëlloj. Edhe në SHBA, puthjet kanë qenë të ndaluara sipas ligjeve të censurës, që nga viti 1930 në 1968-ën, puthjet në ekran rregulloheshin dhe lejoheshin vetëm pak sekonda. Gjatë puthjes, nëse një person ishte i shtrirë poshtë tjetrit, ai sipër duhet qëndronte drejt, nëse të martuarit po putheshin në shtrat, një ose të dy duhet të kishin një këmbë në dysheme.

Mënyrat alternative

Edhe pse shumë e quajnë puthjen eskimeze budallallëk, shumë të tjerë mendojnë ndryshe. 95% të burrave dhe grave u pëlqen të fërkojnë hundën.

Fjalë e shkruar

Ju mund ta dini që X-et dhe O-të janë shkurtime në të shkrura për puthjet dhe përqafimet. Por ndoshta nuk dini që X nuk është thjesht një shkronjë e rastësishme, ajo mendohet që përfaqëson formën e buzëve kur mblidhen për të puthur.

Next Post

VIDEO/ Çifti që u bë hit në Youtube, humbet fëmijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mozart e violinë shqiptare në 97-ën dhe drama e sotme e Teatrit

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In