• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20 institucione të pavarura japin llogari te Meta

by A R
13/01/2017 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 institucione të pavarura do të raportojnë tek Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbi veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2016.

Kuvendi do të rinisë punimet në 19 janar me një anxhendë intensive të këtij sesioni parlamentar parazgjedhor, ku ndër të tjera pritet të miratojë edhe kalendarin sipas të cilit këto institucione të pavarura do të raportojnë. Pjesë e rëndësishme e punës së këtij sesioni parlamentar do të jetë reforma zgjedhore, ligjet zbatuese të reformës në drejtësi, ndërsa seanca pritet të fillojë me shqyrtimin e dekretit të presidentit për ligjin e importit të mbetjeve. Kuvendi pritet të miratojë të enjten e ardhshme kalendarin e thirrjes së 20 institucioneve të pavarura për të raportuar në Kuvend mbi veprimtarinë e vitit që lamë pas.

Këto institucione do të japin llogari para Kuvendit për veprimtarinë e 2016, shpenzimet financiare, realizimin e objektivave si dhe do të bëjnë publike gjetjet e shkeljeve, apo konstatimet pozitive a negative të gjatë një viti punë. Shqiptarja.com ka mësuar draft-kalendarin paraprak se kur do të vijnë për seancë dëgjimore në komisionet përgjegjëse parlamentare institucionet e pavarura, dhe se kur është afati i dorëzimit të raportit paraprak të tyre pranë Drejtorisë së Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend. Autoriteti i Konkurrencës do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë brenda marsit, ndërsa raportin duhet ta dorëzojë në Kuvend deri më 26 shkurt. Avokati i Popullit do të duhet të raportojë në Komisionin e Ligjeve deri në 30 prill, ndërsa raporti duhet dorëzuar deri më 26 shkurt. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të raportojë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese brenda prillit, teksa raportin duhet ta dorëzojnë deri në 18 prill.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë në 31 mars, ndërsa raportin duhet ta ketë dorëzuar deri në 26 shkurt. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duhet të raportojë në Komisionin e Ekonomisë brenda muajit prill, teksa afati i fundit për dorëzimin e raportit është 18 prilli. Enti Rregullator i Energjisë duhet të raportojë tek Veprimtaria Prodhuese në 31 Mars, dhe raportin duhet ta dërgojë në 26 shkurt. Komisionin i Shërbimit Civil duhet të raportojë tek Ligjet brenda marsit, ndërsa raportin duhet ta dërgojë në 26 shkurt. KQZ raporton në Komisionin e Ligjeve në fund të shkurtit, ndërsa raporti duhet dorëzuar deri në 26 shkurt, shkruan Shqiptarja.com

Këshilli Drejtues i RTSH-së    do të raportojë tek Komisioni i Medias deri në fund të marsit, kurse raporti dorëzohet brenda 26 shkurtit. AMA raporton tek Komisioni i Medias në një afat të papërcaktuar, por raportin duhet ta dorëzojë jo më vonë se 26 shkurti. KLSH do të raportojë në Komisionin e Ekonomisë brenda marsit, teksa raportin duhet ta dorëzojë deri në 7 mars. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale     do të raportojë brenda marsit, ndërsa raportin duhet ta dorëzojë deri në 26 shkurt. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi s’ka afat për raportimin tek Komisioni i Ligjeve, kurse raportin duhet ta dorëzojë deri në 26 shkurt në Kuvend. ILDKP do të raportojë tek Ligjet deri në 31 maj, ndërsa raportin duhet ta dorëzojë deri në 10 prill.

Banka

Banka e Shqipërisë do të raportojë tek Komisioni i Ekonomisë brenda marsit, teksa raporti i tyre duhet dorëzuar deri në 7 mars. Të njëjtin afat ka Prokurori i Përgjithshëm që raporton tek Ligjet.

Drejtësia 

Ministria e Drejtësisë do të raportojë për inspektimet në prokurori në mars-prill, e po ashtu edhe Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit.  Enti i Ujërave raporton në fund të janarit.

java/b.d

Next Post
Kosova ndih Shqipërinë duke zhbllokuar fshatrat e Kukësit

Kosova ndih Shqipërinë duke zhbllokuar fshatrat e Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

April 25, 2026
BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

BBC zbulon rrjetin e apartamenteve të Jeffrey Epstein në Londër: I strehonte viktimat e abuzimit aty

April 25, 2026
Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

April 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Euro-pa që duam!

April 25, 2026
Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

April 25, 2026
Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontrolle blic

Çfarë ndodhi në paraburgimin e Vlorës? Forcat operacionale kontrolle blic

April 25, 2026
Trump bie në sondazhe, humb mbështetjen e të pavarurve dhe republikanëve që s’kanë lidhje me MAGA-n

Trump bie në sondazhe, humb mbështetjen e të pavarurve dhe republikanëve që s’kanë lidhje me MAGA-n

April 25, 2026
Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

April 25, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

SHBA vendos sanksione ndaj rafinerisë kineze dhe “flotës fantazmë” të Iranit

April 25, 2026
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, zjarri dyshohet se nisi nga kondicioneri

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In