• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

2-vjetori i rënies në krye të detyrës / NATO përkujton dëshmorët shqiptarë Tanushi e Hasanaj

by A R
13/05/2021 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat e Armatosura të NATO-s në Letoni kanë përkujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj të cilët ranë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Ushtarakët e të gjitha kombeve të NATO-s në kampin Adazi shprehën ngushëllimet e tyre dhe përkujtuan dëshmorët major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj, duke mbajtur në duar kurora me lule ku shkruhej “Gjithmonë mes nesh”.

“Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me “eFP BG” Letoni ndërsa kryenin një mision real. Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata”, thuhet në postim.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “EnhancedForwardPresence” në Letoni, u ndanë nga jeta në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive.

Zarife Hasanaj humbi jetën menjëherë në vendngjarje më datë 6 maj, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

/a.r

Next Post
“Bllokohet” qielli shqiptar/ Anulohen fluturimet paraditen e sotme. Ende asnjë vendim për…

I shpëtoi operacionit policor në 2019, kush është shqiptari i ekstraduar dhe roli i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com