• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2-vjetori i FRESSH, Veliaj: Organizata rinore më energjike, që frymëzon. Të ftojmë të rinjtë e talentuar, që t’i bashkohen familjes sonë të madhe

by Java News
15/01/2024 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 32-vjetorin e themelimit të FRESSH, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se misioni i Partisë Socialiste është të ftojë sa më shumë të rinj që t’i bashkohen familjes së madhe dhe të vetme që ben pune të mira per vendin dhe qytetin.

“Ajo që më pëlqen te aktivistët e FRESSH është se, jo vetëm janë më të shumtë në numër, por kemi më shumë drejtues të qeverisë studentore dhe të nxënësve, më shumë fitues olimpiadash, më shumë fitues te Tirana ArtFest, më shumë nga të gjitha talentet e vendit tonë. Ftesa ime për ju është: Mendoni pak kush ju ftoi, kush ju përfshiu, kush ju dha dorën, kush ju mbështeti, kush ju inkurajoi të fluturoni lart dhe tani, këtë duhet ta bëni edhe ju. Secili prej jush duhet t’i japë dorën dikujt, duhet t’i jap krahë, duhet t’i frymëzojë shokët dhe shoqet e tij, duhet të hapë organizatën për çuna dhe goca të reja. Në fund të pranverës ne duhet të kemi një ushtri të re, një skuadër te re, një energji të re, një shtesë të re të familjes sonë, me djem dhe vajza që kanë çfarë i japin organizatës sonë, kanë se me çfarë idesh të kontribuojnë, kanë se çfarë energjie të injektojnë në familjen tonë. Faleminderit për 3 fitore historike të Tiranës, të Edi Ramës dhe të Partisë Socialistë të Shqipërisë. Faleminderit për energjinë, kontributin, energjinë dhe pasionin e organizatës më frymëzuese, më ndërtuese, më bashkëpunuese dhe më evropiane: Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, Gëzuar Festën!”, tha Veliaj.

Ai tha se FRESH është një organizatë që jeton me ritmin e qytetit dhe mendon si të bëjë më të mirën për të.

“Ishte shumë emocionuese teksa dëgjoja nga Glindxheti te Emanuela mënyrën si ka kaluar stafeta ndër vite. Se si një organizatë është ushqyer me dashuri, pasion dhe përkujdesje. Si ajo vera e mirë, gjeneratat vetëm po përmirësohen. Ndaj, vërtet kur dëgjoj ata që e nisën dhe ata që po e vazhdojnë këtë punë, unë shoh shpresë. E pyesin njëherë Martin Luter King pse nuk bashkëpunojnë njerëzit. Ai tha: Njerëzit nuk bashkëpunojnë se kanë frikë nga njëri-tjetri. Arsyeja pse kanë frikë është se nuk e njohin njëri-tjetrin. Arsyeja pse nuk e njohin njëri-tjetrin është se nuk komunikojnë. Ne jemi prova e gjallë që në këtë organizatë njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin. Duke e njiohur njëri tjetrin besojnë te njëri tjetri. Dhe duke besuar te njëri tjetri, bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kjo organizatë është një organizatë që jeton me ritmin e qytetit, i rreh zemra me rrahjet e qytetit, mendon për nevojat e qytetit, shërben për idealet e qytetit dhe mbi të gjitha e bën qytetin tonë fitues, por edhe Partinë tonë Socialiste, një skuadër super fituese”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Qeveria hap ankandin fotovoltaik hibrid me kapacitet 300 MW! 17 maji, afati i fundit për dorëzimin e ofertës financiare

Qeveria hap ankandin fotovoltaik hibrid me kapacitet 300 MW! 17 maji, afati i fundit për dorëzimin e ofertës financiare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com