Sot ishte dita kur aktori Paul Walker ka bërë dy vite që nuk është pranë familjes, miqve dhe fansave. Dhe kolegu i tij i filmave ‘Fast & Furious’ e gjithashtu miku i tij i ngushtë, Vin Diesel, e ka përkujtuar atë. Ndryshe nga herët e tjera, Diesel ka shkruar një status të shkurtër në profilin e tij në Facebook, por mjaft prekës.
“Pa marrë parasysh ku je në këtë univers, ti gjithmonë do të jesh vëllai im”, janë fjalët që ka shkruar aktori.