• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

2 vëllezërit keqtrajtuan dhe urinuan në kokën e të riut pasi komunikoi me motrën e tyre në facebook

by A R
29/03/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komunikimi 5-6-ditor online me një vajzë që kishte njohur në “Facebook”, i ka kushtuar shtrenjtë një 20- vjeçari në Tiranë, raporton “Panorama”.

Ai është marrë peng nga dy vëllezërit e vajzës dhe është keqtrajtuar fizikisht prej tyre. Sikur të mos mjaftonte, teksa e kanë dhunuar, njëri prej tyre e ka urinuar në kokë të dëmtuarin A. C.

Veprimi është regjistruar në video, përmes një telefoni dhe më pas është publikuar në internet në median online “JOQ”. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, por pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e të akuzuarve për ngjarjen, vëllezërve Dashamir dhe Resmi N.

Ata u shpallën fajtorë për akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë”. Dashamir N. u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Resmi N. me 2 vjet burg. Për të pandehurin Remsi, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare. Në vijim zbardhet e gjithë historia e pengmarrjes, referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”.

HISTORIA

Në prill 2016, shtetasi A. C. ka kallëzuar në organin e Policisë se rreth dy vjet më parë është njohur përmes Facebook- ut me shtetasen B. N. Ai ka biseduar me të për rreth 5-6 ditë, ku më pas ajo i ka kërkuar të shkëpusnin komunikimin, pasi llogaria e saj në FB kontrollohej edhe nga vëllai i saj, Dashamir N.

Pas kësaj, kallëzuesi ka ndërprerë komunikimin me këtë shtetase. Pas rreth një muaji, shtetasi A. C. është telefonuar nga ana e Dashamir N., i cili e ka fyer përmes telefonit, duke i thënë se përse kishte komunikuar me motrën e tij.

Numrin e telefonit, Dashamir N. ia kishte marrë vëllait të kallëzuesit, duke e kanosur se nëse nuk u jepte numrin, do ta vriste. Kallëzuesi është habitur nga kjo telefonatë, pasi ai kishte rreth dy vite që nuk kishte komunikuar me shtetasen B. N.

KERCENIMI

Më 5 prill 2016, rreth orës 10:00, shtetasi Dashamir N. e ka telefonuar sërish kallëzuesin, duke i kërkuar të takoheshin për t’u sqaruar. Si pikë takimi kanë lënë fillimisht vendin e quajtur “Mullet”.

Pasi kanë shkuar atje, A. C. ka takuar një kushëri të tij, i cili i ka thënë se do të takoheshin me Dashamirin në Sauk. Kur kanë shkuar aty, ata janë takuar me një tjetër të afërm të tij, i cili i ka thënë se Dashamiri i priste në Tiranë.

Pasi kanë mbërritur në Tiranë, në një bar “A…”, janë njoftuar nga Dashamir N. se ai po i priste për t’u takuar te “Kthesa e Kamzës”.

Kallëzuesi ka hezituar ta takonte, por G. i ka thënë se nuk do të ndodhte gjë, pasi Dashamirin e kishte shok dhe se thjesht do të sqaroheshin.

Next Post
EUFOR: Ndërhyjmë ushtarakisht në rast konflikti në Bosnjë

EUFOR: Ndërhyjmë ushtarakisht në rast konflikti në Bosnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In