• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

2 sekrete që duhet t’i dish para se të zgjerosh biznesin

by A R
06/03/2017 13:47
Businesswoman Interviewing Male Candidate For Job

Businesswoman Interviewing Male Candidate For Job

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithkush mund t’a bëjë listën e elementëve që nevojiten për një rritje të shpejtë të kompanisë: infrastruktura, modeli i biznesit, kapitali, plani strategjik. Megjithatë, sipas huffingtonpost, ka dy barriera më pak të njohura që sipërmarrësit i mbajnë si kryevepra strategjike.

Nëse ju dëshironi të largoni barërat e keqija nga kopshti, spërkatini me produkte, përbërësit e të cilëve do shkaktojnë rritjen përtej nivelit normal dhe kështu barërat do të rriten deri në vdekje. Shumë kompani e rritin veten deri në vdekje dhe rezultatet as që i afrohen një kopështi të pastër nga barërat e këqinj. Kompani të tjera nga ana tjetër e kanë përgatitur veten dhe janë përshtatur për një rritje të shpejtë madje kanë lulëzuar gjatë rritjes së tyre.

Sipas Gavan Thorpe, president i Boostability, ka dy fusha që mund ta kishin penguar kompaninë e tij nga rritja e shitjeve nga 20 milionë dollarë deri në 40 milionë dollarë gjatë dy viteve të fundit, me një rritje stafi me 475 vetë, duke shtuar disa partnerë strategjikë, dhe duke u bërë një organizatë globale. Duke parë pas në kohë, shpjegon Thorpe, në qoftë se ne nuk do ishim përqëndruar në këto probleme te mundshme, ne nuk do kishim patur kurresesi mundësi të rriteshim kaq shpejt.

Atëherë cilët janë këta dy faktorë?

1.Pengesat

Kur shitjet janë të ulëta, çdo kompani mund të punojë rreth proçeseve që nuk rrjedhin aq mirë sa duhet. Megjithatë, nëse vazhdon të jetosh me mungesë efiçence thjesht sepse ti mund të jetosh edhe kështu, do krijosh një përbindësh që do ta tundë kokën e tij të shëmtuar kur të vijë koha e rritjes. Zgjidhja e Thorpe për këtë problem është e thjeshtë. “Parashikoni pengesat para se ato t’a mbytin biznesin tuaj, dhe jo pasi ato e kanë shkaktuar tashmë dëmin. Pastaj, thjeshtoni dhe / ose eleminoni të gjitha hapat e panevojshëm “.

Është e lehtë të kuptohet që rritja e vëllimit bëhet një sfide. Krijimi i faqeve të internetit, ofrimi i shërbimeve dhe menaxhimi i mediave sociale për klientët është mjaftueshmërisht komplekse. Shto kaosin dhe presionin e rritjes së shpejtë dhe proceset mund të krijojnë probleme me cilësinë dhe kohën madje edhe mund të bllokohen plotësisht.

2. Njerëzit

Forca e stolit është e rëndësishme për çdo ekip sportiv, dhe organika e një kompanie nuk bën përjashtim. “Një stol është një grup njerëzish të gatshëm që të kalojnë në nivelin tjetër. Është e rëndësishme që ju të merrni kohën e nevojshme “-thekson Thorpe. “Nëse ju i punësoni ata shumë shpejt, kur nuk ka punë të mjaftueshme për të qarkulluar, kompania mund të fillojë të ndihet e ngadaltë. Nëse ju i punësoni ata shumë vonë, ata do të jetë vazhdimisht duke u munduar të kapin ritmin e punës. “Shumë kompani nuk i kushtojnë shumë rëndësi planifikimit të vazhdimësisë, sidomos në nivelet e menaxhimit të mesëm dhe mbikëqyrësit.

Por, ky është vendi ku është e nevojshme shumica e aktiviteteve të promovimit, në një mjedis që është duke u rritur shpejt.Nëse kompania juaj është gati për të hyrë në një fazë zgjerimi, duhet që me të gjitha mënyrat të vendosen standarte për infrastrukture të fuqishme, model solid biznesi, kapital adekuat, dhe plan i mirë strategjik. Në të njëjtën kohë, duhet te jeni të sigurtë që jeni ne gjendje te mbështesni proceset dhe njerëzit tuaj.Dhe nëse keni barëra te këqija në zonat përreth kompanisë, përdorni ilacet që shkaktojnë rritje të papërballueshme si një kujtesë se si duhet të mos rritet kompania tuaj./b.d

Next Post
Hedh në gjyq prokuroren dhe gjyqtarin… qytetari pretendon se po i bllokojnë legalizimin e pronës

Hedh në gjyq prokuroren dhe gjyqtarin... qytetari pretendon se po i bllokojnë legalizimin e pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In