• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2 orë takim kokë më kokë, Zaev-Ahmeti diskutojnë për qeverinë e re

by A R
19/05/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i parë mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti, pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, përfundoi pa detaje për mediat mbi çështjet që janë vënë në tavolinë.

Në komunikatën e përbashkët të partive thuhet se janë diskutuar vetëm principet e bashkëpunimit.

“Temë e takimit ishin principet e bashkëpunimit, Qeveria reformuese dhe integrimet në BE dhe NATO. Në periudhën e ardhshme do të intensifikohen bisedimet mes dy partive, përfshirë edhe me partitë që dhanë mbështetje për formimin e Qeverisë së re pas të cilave do të kalohet në zgjidhje konkrete për ndarjen e ministrive”.

Për takimin Zaev – Ahmeti, i cili zgjati rreth dy orë, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, deklaroi se të gjithë përkrahin idenë që zgjedhja e Qeverisë të ndodhë së shpejti. Por sipas tij, temë e takimit nuk ka qenë ndarja e mundshme e resorëve ministrore.

“Është totalisht e parëndësishme pyetja për ndarjen e resorëve ose ndarjes personale, sipas partive politike, me emra ose resorë. Ajo që është më e rëndësishme për Maqedoninë është që t’i ndërrojmë ose të vendosim principe të funksionimit të sistemit në të cilin qytetarët do ta ndjejnë Qeverinë si të tyren”. deklaroi Petre Shilegov nga LSDM, shkruan Alsat M.

Akoma nuk dihet se kur do të vihen në funksion grupet e punës me përfaqësues nga të katër partitë të cilët pritet të ulen në tavolinë të përbashkët të negocimit.

Nëse Besa do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, varet nga bisedimet e mandatarit Zaev me këtë parti e cila ka disa kushte, ku bën pjesë edhe rishikimi i mundshëm i zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar. Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët, pret kthimin e Ziadin Selës nga rehabilitimi jashtë vendit, për çka është paralajmëruar edhe një konferencë për shtyp e tij për ditën e hënë./a.m.

Next Post
Legalizimet, Lame: 30 milionë dollarë për ish-pronarët (VIDEO)

Lame për largimin: U desh marrëveshja Rama-Basha që ta kuptoja se nuk isha teknik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In