• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

2 muaj përgatitje dhe inskenime grabitjeje natën në Rinas, si organizoheshin ‘goditjet’

by A R
15/02/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga mënyra se si funksiononte grupi i grabitësve të parave të bankave, të cilët terrorizuan Qafë Kasharin të enjten e kaluar dhe dy vjet më parë po këtë rrugë pranë Rinasit, duke grabitur dy blinda me para.

“Report TV” raporton se Fation Xhyliu i cili u arrestua i pari, tregoi anëtarët e tjerë të grupit, vendin ku fshiheshin paratë dhe numrat e telefonit që përdorte banda.

Fation Xhyliu ne gjyq duke folur me avokatin
Fation Xhyliu ne gjyq duke folur me avokatin

Sipas burimeve, Xhyliu deklaroi se inskenonin grabitjet dhe përgatiteshin për 2 muaj.

“Grupi inskenonte grabitjet gjatë natës kur aksi ishte pa lëvizje”, informon “Report Tv”.

“Pendimi” i policit privat, si u zbulua grupi i grabitësve të bankës

Një pakujdesi gjatë komunikimeve në telefon e kryer nga ish-polici privat, Fation Xhyliu, ka bërë që i gjithë grupi i dy supergrabitjeve në rrugën e Rinasit të zbulohej nga policia, raporton “Panorama”.

I riu nga Lushnja ishte i pari që u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për shkak se qelizat e telefonit e lidhnin me vendin ku ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve.

Kater Grabitesit12Ai rezistoi thuajse 3 ditë, duke mohuar gjithçka para hetuesve, por në fund ai u dorëzua dhe bashkëpunëtorët e tij në dy grabitje u identifikuan.

Duke mos pasur më asnjë alibi të besueshme për të justifikuar prezencën e tij në vendngjarje, ditën kur ndodhi grabitja, 33-vjeçari Fation Xhyliu ka pranuar se ka marrë pjesë në grabitje, duke thënë se nuk ka qëlluar me armë, por thjesht ka qenë në vëzhgim.

“Panorama”, shkruan se më pas, zbardhja e tabulateve të tij telefonike ka provuar lëvizjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, duke zbuluar fillimisht vendndodhjen e të dyshuarve, e më pas identifikimin e tyre.

Pas tri ditësh i shoqëruar në polici, vetëm dje ishpolici privat ka nisur të flasë në një dëshmi që është marrë nga ana e Prokurorisë. Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se Fation Xhyliu ka qenë punonjës i shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, e cila shoqëronte rreth 3 milionë euro të një banke që u grabitën më 3 dhjetor 2015.

Ndërsa aktualisht ishte i papunë, por edhe pse nuk u arrit të identifikohej si i dyshuar, duke qenë se më parë kishte qenë polic privat, i dinte mirë lëvizjet e ish-kolegëve. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë dje se janë përdorur metoda speciale për zbulimin e grupit të grabitësve, gjatë së cilave u arrit të siguroheshin edhe prova shkencore.

ORGANIZATORI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se Fation Xhyliu, pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes.

Madje, jo vetëm për rastin e grabitjes 9 shkurtit, por edhe në ngjarjen e mëparshme të ndodhur po në rrugën e Rinasit, më datë 3 dhjetor 2015. Në atë kohë, Xhyliu ka qenë polic privat i shoqërisë “Rogat Security” dhe kishte pozicionin e shoqëruesit në blindin që transportonte paratë drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Një natë para se të ndodhte kjo grabitje, ai ka marrë vesh që do të bëhej shoqërimi i një vlere monetare në Rinas dhe ka marrë leje në kompani, duke u thënë se kishte disa probleme familjarë dhe donte ta bënte pushim.

Ndonëse në atë kohë nuk u provua në asnjë moment se Xhyliu kishte bërë pushim atë ditë pikërisht për të kryer grabitjen, tashmë gjatë hetimeve për grabitjen e dytë u zbulua që ishte organizator i asaj ngjarjeje.

SHOQËRIMI

Mbrëmjen e së hënës, Policia e Tiranës i la të lirë të gjithë personat që mbaheshin të shoqëruar si të dyshuar, apo si persona që mund të kishin dijeni për grabitjen e ndodhur të enjten në rrugën e Rinasit.

Vetëm një prej tyre vijoi të mbahej, edhe pse policia nuk jepte shpjegime as pas këmbënguljes së familjarëve të tij, apo edhe të avokatit. Personi që mbahej aty ishte Fation Xhyliu, i cili dje u arrestua si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që dyshohet për dy supergrabitjet në rrugën e Rinasit.

Xhyliu ishte shoqëruar që prej së premtes, bashkë me të vëllain. Ky i fundit u la i lirë, ndërsa 33-vjeçari vijoi të qëndrojë në izolim, për shkak se nuk argumentonte prezencën e tij pranë zonës ku ndodhi ngjarja, para, gjatë dhe pas grabitjes./a.m.

Next Post
Letra/ Xhafaj i shkruan krerëve të shtetit: Shkelët Kushtetutën që në hapin e parë të Reformës

Letra/ Xhafaj i shkruan krerëve të shtetit: Shkelët Kushtetutën që në hapin e parë të Reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com