• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2 Mrekullitë e Nënë Terezës…

by Java News
14/08/2016 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që të shpallesh shenjtor apo shenjtore, duhet që fillimisht të gjenden prova se kandidati për shenjt ka kryer mrekulli. E tillë është Nënë Tereza, e cila do të shpallet shenjtore nga Papa Françesku më 4 shtator të këtij viti.

Ka qenë prifti kanadez Brian Kolodiejchuk ai që ka dokumentuar dy prej mrekullive që kjo grua me shtat të vogël por me një zemër e fuqi  të mëdha, ka kryer. Prifti është intervistuar nga NewYork Times dhe ka treguar dy rastet e mrekullisë.

Mrekullia e parë ishte rasti i Monica Besra në Bengal, Indi.

Ajo kishte një tumor në bark, rreth 17 centimetra. Familja e saj kishte provuar shumë gjëra, por asgjë nuk po funksiononte.

“Pak a shumë po vdiste. Më 5 shtator, përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezës, një nga motrat mori medaljen e Marias, që ka prekur direkt trupin e Nënë Terezës gjatë funeralit dhe e vendosi në stomakun e Monica-s dhe bëri një lutje të thjeshtë: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfërit. Bëj diçka për Monica-n”. Kjo ndodhi në orën 5 të pasdites. Në orën 1 të mëngjesit, Monica u ngrit në mes të natës, shkoi në banjë dhe zbuloi se barku i saj ishte i rrafshët”, thotë prifti. Sipas tij, në rastin e Monica-s janë konsultuar 11 mjekë dhe vetëm një prej tyre ishte katolik.

Mrekullia e dytë ndodhi në Brazil.

Një burrë, Marcilio, kishte infeksion në tru dhe kishte zhvilluar hidrocefali.

“Gruaja e tij nisi një novena, nëntë ditë lutje te Nënë Tereza, dhe u kërkoi familjarëve të bëjnë të njëjtën gjë. Më 9 dhjetor, Marcilio kishte dhimbje të forta në kokë dhe kaloi në koma. Ishte pranë vdekjes. Mjeku u fut në dhomën e operimit, duke shpresuar t’ia thithë ujin, por nuk e bënte dot siç e kishte planifikuar, prandaj u largua nga dhoma e operimit për të gjetur një mjek tjetër që mund ta bënte. Kur u kthye, ai zbuloi se Marcilio ishte zgjuar, nuk kishte dhimbje dhe thoshte: Çfarë po bëj këtu”. U bënë dy skanime truri dhe të gjithë kirurgët thonin se kjo nuk mund të ndodhë. Mjeku i Marcilio-s tha se ata kanë pasur 30 pacientë me hidrocefali. Të gjithë kanë vdekur përveç Marcilio-s”.

Gazetari i NY Times e pyet priftin edhe për faktin që Nënë Tereza ka shkuar tek varri i diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Ai thotë se ky është një mashtrim.

“Ajo kishte kërkuar të shihte varrin e nënës dhe motrës dhe qeveria e dërgoi, pa i treguar, tek varri i Hoxhës. Më pas ajo tha, a mund të shkoj të shoh varrin e nënës dhe motrës? Përkthyesi shqiptar, që ka dhënë dëshminë e tij, tha: “Ne në Shqipëri e dimë se çdo vizitor i huaj duhet të dërgohet tek varri i Enver Hoxhës. Kjo është pjesë e protokollit’”./Mapo

Next Post

Vajza refuzoi djalin në muajin prill, por pendohet... ai është notari që mundi Phelps-in (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

January 12, 2026
“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

“Do të përmbyset si faraoni!” Lideri Suprem i Iranit poston një karikaturë të Trump në sarkofag

January 12, 2026
Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

Përmbytjet në Fier/ Akset nacionale dhe rurale të kalueshme, bie niveli i Vjosës, Semani vijon të rrezikojë 6 fshatra

January 12, 2026
Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

Do ndërhyjë dhe në Iran? Trump paralajmëron masa ushtarake shumë të forta

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In