• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

2 milionë popullsia, por në Kosovë janë të punësuar vetëm 298 mijë vetë

by A R
16/04/2016 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë zyrtarisht janë të punësuar 297 mijë e 466 punëtorë. Ky është numri i punonjësve të cilët japin kontributin në Trustin Pensional të Kosovës, përfshirë sektorin privat dhe publik.

Ndërsa numri i përgjithshëm i llogarive aktive duke përfshirë këtu edhe pensionistët, arrin në mbi 507 mijë kontribut-dhënës. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi.

“507 mijë e 963 llogari kanë qenë gjithsej deri në fund të dhjetorit 2015 . Kontribuues aktiv që kanë kontribuar gjatë vitit kanë qenë 297 mijë e 466 punonjës. Këta janë ata që kanë kontribuar gjatë vitit për një periudhë të caktuar dhe pa marrë parasysh shumën. Diferenca kuptohet është në numrin e atyre kontribuuesve që nuk kanë kontribuar gjatë vitit. Këto janë të gjitha llogaritë e hapura prej themelimit të institucionit deri më ketë datë. Kaq kanë qenë në total nga të cilët ka edhe të pensionuar. Kjo është bruto numri i llogarive që janë hapur deri në atë moment”, tha Demi.

Të gjithë këta kontribut-dhënës me llogari aktive, përveç që mbushin fondet e tyre pensionale, janë të detyruar të paguajnë për mirëmbajtjen e llogarive. Nga pagesat e mirëmbajtjes ndahen edhe pagat prej afro gjysmë milioni euro për 26 punonjësit e Trustit Pensional të Kosovës.

Kjo pasi që Trusti, për një vit, për secilin kontribut-dhënës merr nga 0.05 për qind të kontributit për mirëmbajtje të llogarisë të regjistruar në Trust.

Nga ana tjetër, pagat e 26 punonjësve të këtij institucioni përllogariten të jenë më të lartat në vend. Duke u bazuar në formularin e deklaruar tek Agjencia e Kundër Korrupsionit, vetëm drejtori menaxhues i Trustit, Ardian Zalli, në vit paguhet nga ky institucion plotë 62 mijë euro.

Zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi, ka arsyetuar pagat e larta që i marrin menaxherët në Trust, duke thënë se përgjegjësia dhe puna e tyre si zyrtarë financiarë nuk mund të lidhet me punën e një zyrtari tjetër, përfshirë edhe ata politikë. Sipas tij, menaxhimi i fondeve është sektorë më i ndjeshëm.

Ai po ashtu ka thënë se nga viti 2015, Trusti Pensional i ndalon nga 20 centë në vit prej secilit kontribut-dhënës e që këto mjete shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me investimet e mjeteve pensionale dhe për shpenzimet operative të Trustit duke përfshirë edhe pagat e tyre.

“Çështja është se tek ne diskutohet sa po merr individi, jo sa po ju kushton personit. Çështja është që ta krahasoni sa ju kushton ky institucion, secilit individ i kushton mesatarisht 20 centë për operim dhe a është kjo pak apo shumë tani a merr një filan fisteku kaq para dhe a është kjo e krahasueshme me pagën e presidentit kjo donë një analizë dhe një debat komplet ndryshe. Sepse sektori ku operon Fondi Pensional është sektori financiar ku pagat janë ndryshe nga sektorët e tjerë, pastaj krahasimi me institucionet publike dhe postet politike nuk është i mundshëm, nuk është real. Vitin 2015 Fondi i Kursimeve Pensionale ka ndalur 0,485 përqind nga mjetet nën menaxhim për investimin e mjeteve në tregjet financiare, nga ku janë siguruar rreth 30 milionë euro kthim bruto nga investimet dhe janë ndalur. Nga kjo pjesë është edhe pjesa për operim, që nënkupton qeraja, pagat, të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e llogarive”, tha Demi.

Sipas zëdhënësit të trustit, Kosova është vendi që aplikon tarifën më të ulët të mirëmbajtjes së llogarive të kontribut-dhënësve , pasi siç thotë Demi, vendet në rajon kanë tarifë tjetër. Shembull, Maqedonia aplikon tarifën prej 0.48 për qind, Bullgaria 0.95 për qind deri në 1 për qind.

Përndryshe tarifa që aplikohet për kontribut-dhënësit kosovarë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si e tillë së fundmi ka pas vërejtje e ankesa për shkak të përqindjes së lartë për pagat që u duhet të mbulojnë çmimet në rritje në Kosovë.

Next Post

Pse shohim ëndrra me seks? Ja përgjigja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion i madh në Greqi kundër pornografisë me fëmijë, dy të arrestuar dhe tre nën hetim

Operacion i madh në Greqi kundër pornografisë me fëmijë, dy të arrestuar dhe tre nën hetim

May 8, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

May 8, 2026
New York Times: Përplasje në Gjermani për rrezikun e atentateve terroriste!

New York Times: Përplasje në Gjermani për rrezikun e atentateve terroriste!

May 8, 2026
Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

Lamallari në OKB: Shqipëria e angazhuar për migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm

May 8, 2026
Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

Administrata Trump publikon dosje top sekrete për UFO-t dhe jetën jashtëtokësore (VIDEO)

May 8, 2026
Zbardhet vrasja në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Gjashtë persona të përfshirë

Zbardhet vrasja në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Gjashtë persona të përfshirë

May 8, 2026
Rubio nxjerr detajet e fundit, priten zhvillime konkrete nga Irani brenda orëve të ardhshme

Rubio nxjerr detajet e fundit, priten zhvillime konkrete nga Irani brenda orëve të ardhshme

May 8, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

May 8, 2026
I plagosur në konfliktin me armë në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

I plagosur në konfliktin me armë në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

May 8, 2026
Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren

Protesta e opozitës, 1,500 efektivë zbresin në terren

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In