• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2 milionë në emigracion! Edhe sa do të vazhdojë hemoragjia…?

by Eduard Zaloshnja
20/11/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhi i fundit periodik mujor që zhvillova për Report TV, rezulton se plot 62% e shqiptarëve nuk kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë, ndërkohë që plot 80% nuk kanë vlerësim pozitiv për aktivitetin e opozitës. Këto shifra tregojnë se 3/5 e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë, por nga ana tjetër, vetëm 1/5 kanë shpresë tek opozita.

Pakënaqësia aktuale e ndërthurur me mungesën e shpresës përbëjnë një koktejl të fortë nxitës të dëshirës për emigrim – rreth 60% e shqiptarëve kanë dëshirë të emigrojnë, në qoftë se u krijohet mundësia (sipas disa sondazheve ndërkombëtare të kryera vitet e fundit në Shqipëri).

Nga një analizë që bëra në tetor për shqiptarja.com, rezultoi se rreth 2 milionë shtetas shqiptarë nuk banojnë aktualisht në Shqipëri (janë në emigracion permanent, e jo me qendrime disa-mujore jashtë vendit). Më 2011, kur u bë Censi i fundit, kjo shifër ishte rreth 1.5 milionë. Më 2001, kur u bë Censi i parafundit, ishte pothuaj 1 milion. Ndërsa më 1989, kur u bë Censi i fundit komunist, kjo shifër ishte e papërfillshme (sepse emigracionin e pengonin telat me gjemba atëherë).

Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodeve të mëdha, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia shqiptare. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43.5% në emigracion).

Që kjo tkurrje e vazhdueshme e popullsisë autoktone të ndërpritet, ose të paktën të ngadalësohet, duhet që të ringjallet shresa tek qytetarët e thjeshtë të vendit (e jo vetëm të Tiranës, e cila përjeton vazhdimisht rritje popullsie).  Opozita aktuale nuk jep shpresë. Qeveria Rama ka bërë të kënaqur ose gjysëm të kënaqur vetëm 38% të shqiptarëve (shihni rezultatet e sondazhit të sipërcituar të Report TV).

Çfarë mbetet? Lindja e një force të re politike, të aftë për të energjizuar një masë të madhe të elektoratit të pakënaqur dhe të besueshme mjaftueshëm për të krijuar shpresë se gjërat do të shkojnë më mirë në të ardhmen, se sa aktualisht…

Next Post
Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Ti fute në Parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë

Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Ti fute në Parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com