• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

2 milionë euro dëm, përfundojnë hetimet për “mashtruesin” në Durrës: Shiti apartamente që nuk u dorëzuan kurrë

by A R
20/02/2025 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet ndaj administratorit të një kompanie, i cili akuzohet se ka mashtruar disa qytetarë duke iu shitur apartamente dhe njësi tregtare, të cilat nuk u dorëzuan kurrë. Sipas prokurorisë, ai i ka shkaktuar këtyre personave një dëm 2 milionë euro.

“Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet e merr të pandehur për ‘Mashtrim’ me pasoja të rënda shtetasin A.T. i cili shiti apartamente e njësi tregtare pa jua dorëzuar blerësve duke u shkaktuar 2 mln euro dëm

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur shtetasin A.T., për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 për 25 raste dhe 199/a/4 të Kodit Penal si dhe personin juridik ‘A C’ sh.p.k. për të njëjtat vepra penale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara mbi procedimin penal nr.1748, të vitit 2022, në ngarkim të këtij shtetasi u caktua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, masë e cila u ekzekutua më 14.01.2025 nga autoritetet Hollandeze, pas shpalljes në kërkim me 08.04.2024 të këtij shtetasi.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se shtetasi A.T., administrator i shoqërisë “A C” sh.p.k dhe personi juridik “A C” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri A.T nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro”, njofton prokuroria.

Next Post
“Bojaxhiu më kërkoi 200 mijë euro në emër të Dumanit brenda burgut”, Sharra flet para gjykatës

“Bojaxhiu më kërkoi 200 mijë euro në emër të Dumanit brenda burgut”, Sharra flet para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

November 5, 2026
RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In