• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“2 mijë € pajtimi”/ Përfundojnë në gjyq katër persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes në Dibër

by A R
18/06/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim më 16 qershor 2025 çështjen penale që përfshin katër të pandehur, mes tyre oficerë të policisë gjyqësore dhe persona të lidhur me një çështje penale të vitit 2020 në Dibër.

Të pandehurit janë:

Shuip Cami, ish-oficer policie, akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë” pasi ka marrë 3 mijë euro për të ndikuar në hetimin ndaj Adrian Shahi;
Flamur Kurti, i dënuar më parë, akuzohet për “korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë” pasi i ka dhënë shumën prej 3 mijë euro Camit për të ndihmuar Shahi;
Fluturim Bajrami, me banim në Itali, akuzohet për “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë” pasi i ka dhënë 2 mijë euro një specialisti policie, për të ndërmjetësuar pajtimin mes autorit dhe viktimës;

Aldo Puca, oficer policie, akuzohet për “shpërdorim detyre” për ndërprerjen e qëllimshme të përgjimeve dhe mosraportimin e komunikimeve korruptive në kohë, duke favorizuar autorin e dyshuar të një krimi të rëndë.
Ky procedim lidhet me një ngjarje të datës 9 janar 2020, kur në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Adrian Shahi goditi me thikë bashkëfshatarin e tij, Bukurosh Zagradi. Për këtë rast u regjistrua procedimi penal nr. 09/2020 për veprën “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”.

Hetimet e SPAK zbuluan se zyrtarë të policisë dhe të afërm të Shahi-t kishin ndërhyrë për të zbutur pozitat e tij ligjore nëpërmjet ryshfeteve dhe manipulimeve hetimore. Ndërhyrjet përfshinin edhe ndërprerje të përgjimeve, vonesa në raportimin e provave dhe mosidentifikim të personave të përfshirë në korrupsion.

Dosja është dërguar për gjykim, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të zbardhë plotësisht skemën e ndikimit të korruptuar në organet hetimore të Dibrës.

Next Post
“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

"Mund të humbni të gjitha paratë", AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In