• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

1990-2020/ Shqipëria shënon rënien më të madhe në Rajon të të rinjve deri në 24 vjeç

by Java News
29/11/2023 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 1990 të rinjtë e moshës 0-24 vjeç përbënin 46.7 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa në vitin 2020 ata përbënin vetëm 31 për qind të totalit.

Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me vendet e Rajonit dhe vendet e tjera në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore, thuhet në një studim të fundit nga Fondacioni Europian i Trajtimeve mbi tendencat më të fundit të punësimit dhe aftësive.

Kur vjen puna të prirjet e punësimit, kapitali human dhe aftësitë arsimore të tij vijnë të parat. Të dhënat e krahasuara në studim tregojnë se perspektiva e Shqipërisë ne modelet e reja të punësimit është cenuar nga zhvillimet negative demografike.

I gjithë rajoni dhe Europa janë përfshire në procesin e plakjes së popullsisë, por në Shqipëri kjo po ndodh me shpejt.

Për shembull në Bosnjë të rinjtë e grup-moshës 0-24 vjeç përbënin 37 për qind të totalit të popullsisë së vendit, teksa në vitin 2020 ata përbënin 26,3%.

Ecuri të ngjashme kishin edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa Serbia kishte një trend më të butë rënie. Më 2020 Serbia e ka grup-moshën 0-24 vjeç sa 24.6% të totalit të popullsisë nga 30.2 % që e kishte në vitin 1990 me një rënie me bute se Rajoni.

Pavarësisht rënies së fortë Shqipëria dhe Kosova paraqiten vendet ku popullsia e re në moshë është ende në nivelet më të larta në Rajon.

Psh në vitin 2020 në Kosovë gati 40.7% e popullsisë ishte në moshën 0-24 vjeç, teksa ky tregues ishte 54.7% në vitin 1990.

Burime të tjera te të dhënave nga vendi tregojnë se rënia e grupeve të reja po krijohet nga prirjet e larta të emigracionit te të rinjve dhe rënia e lindjeve.

Faktorët e emigrimit kanë një ndikim të shumëfishtë, pasi largimet lënë pas një hendek në lindshmëri në periudhat e mëvonshme. Ketë e tregon edhe fakti se ,popullata shqiptare në emigrimin po pëson rritje vit pas viti dhe popullsia vendase është në trend rënie të qëndrueshme.

Rezultatet e anketës që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se Rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar. Anketa 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur.

Ata që synojnë të largohen, në përgjithësi, përqendrohen në grupin aktiv të punës 18-44, ndërsa ata që nuk duan të largohen dominojnë grupin 45-65+ të popullatës./B.Hoxha (Monitor)

Burimi: Fondacioni Europian i Trajnimeve

Next Post
As mjekët nuk i dhanë shpresë, Erla Mëhilli tregon çastin e vështirë: I vetmi njeri pozitiv ishte…

Himni i Asdrenit përballë himnit të hipokrizisë!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Kjo do ndolle,SPAKU me cdo kusht duhet te largoje 4 kater antishqiptaret,monstren e vicidolit,monstren tjeter ate cepanit,edvin k/hajdutin e hajdutin veliaj,klyshi i k/hajdutit.Po nuk u larguan kta kriminelet e larte permendur SHqipria do marre funde,zdo te kete me te rije e te reja.Me kta edhe bytheci i edvinit,me emri president,seshte gje tjeter vecse nji kukull,per te luajtur femijte me te.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In