• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abdiu: Kërkesa ‘për vende të rezervuara’, një ide tërësisht e gabuar

by Aalison Pearse Stevens
18/06/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, saktësoi se partitë politike pa gjetur konsensusin për reformën në drejtësi nuk duhet ta dërgojnë në Kuvend për ta miratuar atë. Sipas tij PD-ja duhet të reflektojë, ndërsa shumica nuk duhet të bëjë përpjekje ta miratojë me vota të trafikuara.

A duhet të shkojë në parlament reforma për t’u miratuar pa arritur më parë konsensusin me opozitën?

Edhe pse është vonë, akoma ekziston mundësia që parlamenti shqiptar, forcat politike parlamentare të mos turpërohen, por të shikojnë me vëmendje dhe me objektivitet çfarë i ka bashkuar deri tani dhe duke parë se ajo që i ndan është shumë e vogël në përqindje me atë që i bashkon, të shkojnë në Kuvend si një trup i vetëm të miratojnë e ta votojnë projektligjin për reformën në drejtësi. Partia Demokratike dhe shumica duhet të gjejnë kurajën, të reflektojnë për ta mbështetur tërësisht projektin sepse ai projekt nuk është as projekt i maxhorancës as i grupeve të caktuara por është një projekt amerikano-evropian dhe shqiptar. Kush del kundër këtij projekti në parim detyrimisht duhet të pranojë se është kundër reformimit në tërësi të sistemit gjyqësor. Por që sistemi gjyqësor të reformohet duhet ndihmuar dhe nuk duhet demaskuar e denigruar siç bëjnë shpesh politikanët tanë. Pra, ka kohë që PD-ja të riparojë gabimet e saj si dhe shumica duhet të bëjë çmos që të negociojë për të bërë një reformë konsensuale.

Po diskutohet dhe mundësia e votimit të reformës në drejtësi me disa vota të deputetëve të djathtë. Në gjykimin tuaj, është e ndershme që të bëhet reforma në drejtësi me vota të “trafikuara?

Ideja e trafikimit të votave është në kundërshtim me ndërgjegjen dhe shpirtin e popullit shqiptar, është një ide hibride dhe e turpshme. Të jeni të bindur se shumica e popullit shqiptar e kritikojnë madje e shajnë këtë ide, e cila për hir të së vërtetës është aplikuar disa herë në Shqipëri për ngjarje dhe të rëndësishme. Unë nuk do të preferoja që deputetët e opozitës të mbështesin fshehurazi qëndrimin e shumicës. Por do të doja që kryetari i saj dhe Sulltan Mehmeti, ish-kryetari i PD-së, të reflektojnë botërisht dhe të thonë që do ta mbështesim reformën. Vendet e rezervuara, tashmë të kthyera në kërkesë të PD-së, dolën si propozim shumë vonë, por që në fakt kanë ekzistuar si pika në draftin e Komisionit të Venecias.

Pse ky propozim absurd është lënë si mundësi zgjedhjeje nga Komisioni i Venecias?

Propozimi për vendet e rezervuara që unë do t’i cilësoja si parcela të rezervuara, është një ide tërësisht e gabuar. Së pari, Komisioni i Venecias jam i bindur 100 për qind që nuk e ka hedhur idenë e vendeve të rezervuara në paragrafin 88 nga qejfi, por e ka hedhur si një variant maksimalisht përfundimtar. Pra duke e ditur se në Shqipëri nuk mund të gjendet konsensusi që reforma të arrihet të miratohet me 2/3, që për fat të mirë shumica e pranoi, ka hedhur idenë e vendeve të rezervuara. Me lëshimin pe, të shumicës, nuk ka pse të kërkohen më vendet e rezervuara.

Vendet e rezervuara janë ide e parcelizimit të drejtësisë, ku secila parti të ketë të sajët në gjyqësor. Kjo është e papranueshme veçanërisht për ne shqiptarët, pasi parcelizimi në atë mënyrë i drejtësisë i bën partitë politike shumë më afër seç kanë qenë deri tani dhe faktor të rëndësishëm në drejtësi. Prandaj duhet gjetur domosdo konsensusi për projektin, dhe në kohën e implementimit maxhoranca do të duhet t’i shtrijë sërish dorën opozitës dhe aty mund të bëjnë marrëveshje të pranueshme me njëra – tjetrën, por asesi marrëveshje që cënojnë konceptin kushtetues dhe doktrinar. Projekti i vendeve të rezervuar është jashtë kohe dhe është një pikëpamje që Sali Berisha e ka shfaqur para 10 vitesh, kur donte ta ndante gjykatën Kushtetuese në 3+3+3.

Isuf Kurtaj

ma.me

Next Post

Mesha e Thaçit në Vatikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In