• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish- Pronarët: Po rrezikojmë të humbasim të drejtën e ankimimit në Gjykatë

by Aalison Pearse Stevens
16/06/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi” vëren se njëri prej problemeve madhore që ka të bëjë me Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përmbylljen  e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”, është humbja e statusit të gjithë pronarëve që disponojnë vendime përfundimtare të pazbatuara për dekada. Sipas kryesis së kësaj shoqate, jo më larg se para dy javësh ATP vlerësoi në mënyrë të njëanshme dhe deklarative pasuritë e pronarëve, të njohura në kuadër të vendimeve përfundimtare gjatë viteve 1993 dhe 1994. Këto vlerësime janë publikuar nga ky institucion në një regjistër elektronik.

“Sipas terminologjisë ngatërruese të përdorur nga hartuesit e këtij mashtrimi me vlerë ligjore, ky grup pronarësh, shumica e të cilëve janë shkualifikuar nga e drejta e pronës, apo të cilëve u janë vlerësuar pronat në shuma tejet qesharake po rrezikojnë të humbasin edhe të drejtën e ankimit në gjykatë. Njëra mënyrë është ajo që u njeh vendimeve të Agjencisë fuqi detyruese kur ato plotësojnë kriteret e aktit administrativ sipas nenit 28 prg 5 dhe mënyra tjetër ka të bëjë me nenin 19 që flet për efektet detyruese të vlerësimeve përfundimtare, pra, sikur me kalimin e afatit 30 ditor këto vlerësimeve transformohen në tituj ekzekutivë”, theksohet në deklaratën për shtyp të kësaj shoqate.

Nisur nga kjo, shoqata fton të gjithë pronarët që disponojnë prona mbi bazën e vendimeve përfundimtare të viteve 1993 dhe 1994 të tregohen vigjilentë me pronat e tyre, së pari duke verifikuar nëse ata vetë figurojnë në këtë regjistër dhe së dyti duke përdorur cdo mjet ligjor të nevojshëm për mbrojtjen e pronave të veta nga vlerësimet e njëanshme, deklarative të bëra nga Agjencia.

Shoqata i bën thirrrje Agjencisë t’i sqarojë pronarët publikisht sa më parë, sipas mundësive më të mira dhe në mirëbesim për pasojat juridike të vlerësimeve të njëanshme dhe deklarative që ajo u ka bërë pronave të tyre në të ashtuquajturin RegjistërVlerësimesh përkundrejt parashkrimit të afateve të ankimit që këta pronarë kanë në dispozicion për tu ankuar.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Ndërpriten punimet në “Luginën e Diellit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In