• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Fatos Nanos për 25-vjetorin: Ringjallje, para se Rilindja të shtrijë vdekjen mbi gjithçka

by Aalison Pearse Stevens
13/06/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano uron të gjithë socialistët për sakrificat dhe kontributet që kanë dhënë në këto 25 vjet të jetës së kësaj partie. Sipas tij, falë cilësive të lidershipit të kësaj partie, PS përballoi krizat e tranzicionit të 1991, 1997, 1998-1999 duke bërë detyrën ndaj kombit. Por për liderin historik të PS, sot kjo parti ndodhet në një krizë për shkak të mungesës së demokracisë. I qartë në mesazhin e tij, Nano shprehet se “është momenti i mobilizimit të gjithë aftësive, përvojave dhe brezave përfaqësues të tyre në PS, për t’u ringjallur, përpara se ‘rilindja’ të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë të krijuar me solidaritet shembullor në 25 vite! Unë kam besim se socialistët e vërtetë mund ta bëjnë dhe do ta bëjnë këtë katharsis të së majtës”.

Mesazhi i plotë i Fatos Nanos:

Ky është një Përvjetor kuptimplotë për të vlerësuar pjekurinë e një partie të madhe politike, të madhe për nga vlerat dhe kontributet në 25 vjet demokraci pluripartiake në Shqipëri dhe në rajon. Sot jetojmë në kohë krizash, në vend dhe në botën që na rrethon. Në krizë është dhe politika, edhe partitë tradicionale në Shqipëri. Për fat të keq edhe PS. Them për fat të keq, sepse vitaliteti i qëndrueshëm i PSSH në vitet e pluralizmit ushqehej dhe mbahej nga aftësitë dhe përvoja e fituar nga lidershipi i saj për të menaxhuar dhe kapërcyer krizat e tranzicionit (objektive apo të krijuara nga Berisha), pa rënë vetë në krizë. Edhe në 1991, edhe në 1997, edhe në 1998-1999, edhe në kaosin e rënies së shtetit të piramidave në Shqipëri, edhe në gjëmimet e lindjes së shtetit të pavarur të Kosoves etj., PSSH bëri detyrën ndaj kombit dhe historisë pa humbur vitalitetin dhe vlerat e saj demokratike.

Sot nuk është më kështu! Krizat kanë kërrusur jo vetëm Shqipërinë dhe rajonin, por edhe vetë PS-në! Diçka thelbësore është thyer dhe nuk funksionon në organizmin e saj demokratik. Në këtë ditë të shënuar dhe kryelartë për socialistët dhe të majtën e re shqiptare në tërësi, nuk është e dobishme të stigmatizohet sëmundja e rëndë nga e cila po gulçon PS-ja dhe demokracia shqiptare. Por, është momenti i mobilizimit të gjithë aftësive, përvojave dhe brezave përfaqësues të tyre në PS, për t’u ringjallur, përpara se “rilindja” të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë të krijuar me solidaritet shembullor në 25 vite! Unë kam besim se socialistët e vërtetë mund ta bëjnë dhe do ta bëjnë këtë “katharsis” të së majtës, jo vetëm në dobi të “gjeneratës tjetër”, por në dobi edhe të brezave të sotëm, të prindërve e të fëmijëve, të gjyshërve e të nipërve e mbesave socialiste, që e kanë mbajtur vitale dhe fituese Partinë Socialiste të Shqipërisë deri më sot. Unë jetoj me ta dhe për ta! Gëzuar festën e bashkëmoshatarëve 25-vjeçarë!

Panorama/d.i.

Next Post

Skulptura e Moore do shitet për 25 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In