• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

1931, Ahmet Zogu: Korça e Gjirokastra janë toka greke

by
23/05/2015 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

“Unë e pranoj që realisht mbretëria e shqiptarëve ka pjesë greke. Si Korça, Himara, Dhruvjani, Gjirokastra …”. Autori i kësaj fjalie-bombë? Ahmet Zogu, dora vetë. Të paktën kështu pretendon një autor grek Kostas Maris, i cili citon një intervistë të Ahmet Zogut dhënë në 1931-shin e largët gjatë një udhëtimi drejt Vjenës në gjendje të sëmurë. Kostas Maris e ka botuar artikullin e tij ku citon intervistën e Ahmet Zogut në vitin 1931, rreth një muaj më parë. Shkruan autori grek: “Kjo deklaratërrëfim duket kaq paradoksale e thënë nga goja e vetë ish-mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogu, por ajo është botuar në intervistën e vetë Zogut për të përditshmen greke “Elliniki” në mars të vitit 1931”.

Rrethanat e intervistimit
Rrethanat e marrjes së kësaj interviste janë vërtet interesante. Gazetari grek që ka intervistuar Zogun ishte njëherazi mik i tij i vjetër dhe ata rastisën të dy bashkë në të njëjtin rrugëtim drejt Vjenës. Ahmet Zogu ishte nisur drejt Vjenës për t’u trajtuar nga ana shëndetësore në shkurtin e vitit 1931. Mari shkruan: “Mbreti shqiptar i dha të njohurit të tij të vjetër, gazetarit grek, një intervistë të gjerë rreth marrëdhënieve Greqi-Shqipëri. Intervista, së bashku me një fotografi të Zogut u botua në nr. 2176 në 15 mars, 1931 në gazetën e përditshme “Greke” të Athinës. Artikulli ka mbititullin: ‘Greqia dhe fqinjët e saj’, titullin ‘Me Mbretin Zog’. ‘Përmes politikave të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me Greqinë’ dhe nëntitujt të tjerë shumë të rëndësishëm”.

Pjesa e deklaratës-bombë
Pjesa e intervistës së 1931-shit e cituar nga autori grek është si më poshtë: “…Pas disa momentesh heshtje, Ahmet Zogu i lodhur nga udhëtimi, më thotë: “Unë jam i përfshirë nga ndjenjat miqësore për Greqinë. Me Greqinë na lidhin së bashku fatehistorike. Por… Por sigurisht, për vetë rrethanat është e nevojshme ruajtja e miqësisë, e respektit reciprok, e integritetit territorial të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Greqisë. Unë e pranoj”, – thotë mbreti, – “që realisht mbretëria e shqiptarëve ka pjesë greke. Si Korça, Himara, Dhruvjani, Gjirokastra. Por kufijtë tanë në fillim të shekullit janë vendosur nga ndërkombëtarët, kështu…”

Komenti i autorit grek
Pasi e konsideron një “deklaratë shumë të rëndësishme dhe serioze”, Maris në artikullin e tij e interpreton këtë citim nga Zogu me fjalët: “Pjesët e cituara nga intervista e Ahmet Zogut, përbëjnë një rrëfim publik. Ky fakt tregon se autoritetet më të larta të Shqipërisë, në momente ndershmërie e pranojnë lirisht, me vetëdije dhe pa mëdyshje që shteti shqiptar posedon toka greke, të cilat ata edhe i identifikojnë, paçka se Zogu hedh poshtë çdo përgjegjësi për posedimin e tyre, duke cituar marrëveshjet ndërkombëtare për kufijtë mes dy shteteve”.

“Nuk pati përgënjeshtrime”
Pse i ka thënë Zogu këto fjalë? A i ka thënë dhe a i besonte? Pyetje të shumta mund të ngrihen, por autori grek që ka nxjerrë nga arkivat faksimilen e gazetës së 1931-shit, flet edhe mbi atë që ndodhi (më saktë nuk ndodhi) pas botimit të intervistës. Shkruan Maris: “…Intervista e Ahmet Zogut dhe përmbajtja e saj nuk u sfiduan nga askush. 1- Nuk u përgënjeshtrua nga vetë Zogu, as u kundërshtua nga qeveria e atëhershme e Tiranës dhe as nga ambasada shqiptare në Athinë. 2 – Nuk shkaktoi protesta dhe kundërshti brenda ose jashtë vendit, as nga armiqtë e tij që ishin të shumtë. Kjo do të thotë”, – interpreton Maris – “se mendimi i Zogut gëzoi pranim të përgjithshëm, pra ata pajtohen me deklaratën publike të kryetarit të tyre suprem, duke e pranuar që shteti shqiptar ka nën zotërim territore greke”.

Atentati rriti interesimin e medias së huaj për Zogun
Në shënimin që hap artikullin e Kostas Maris ku citohet intervista e Zogut e 1931-shit, – (artikulli titullohet: “Ahmet Zogu për grekët e Epirit të Veriut” dhe ka për autor gazetarin Kostas Maris)- shkruhet:“…Në shkurt dhru1931 mbreti Zogu u nis për në Vjenë për mjekim shëndetësor. Më 20 shkurt atij i kishin bërë atentat, por për fat ai shpëtoi pa asnjë lëndim. Pas këtij atentati mediat e ndryshme të huaja i kushtuan një vëmendje qëndrimit të Zogut në Vjenë. Gazeta greke “Elliniqi” i mori një intervistë e cila u botua më 15 Mars 1931. Në ballinë të gazetës, (botimit i është kushtuar rëndësi e veçantë – shih faksimilen) është titulli i madh: “Me mbretin Zog, për politikën e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Greqisë, nga Tirana deri në Vjenë”. Në këtë intervistë mbret Zog flet për marrëdhëniet grekoshqiptare dhe pranon që qytetet e Korçës, Himarës, Dhruvjanit dhe Gjirokastrës janë territore greke. Ai flet për miqësinë historike grekoshqiptare, të cilën e sheh të nevojshmedhe është për respekt reciprok të integritetit territorial të dy vendeve. Deklarata e mbretit Zog është pranim nga ana e Shqipërisë e zaptimit të tokave greke. Por Zogu shton në intervistë se Shqipëria respekton marrëveshjet ndërkombëtare të përcaktimit kufitar mes dy vendeve”.

Arkiva greke: Ikja dhe shpenzimet e Zogut në Greqi u paguan nga Athina zyrtare
Në fund të artikullit në rubrikën “Shënime”, autori grek shkruan: “Zogu sundoi nga 1 shtator 1928-7 prill 1939. Gjatë operacionit italian në 7 prill 1939 Zogu i tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij oficerë të shtetit dhe ushtrisë, iku nga Shqipëria me makinë nëpërmjet Krystallopigit në Greqi. Kishte me vete pasuesin e porsalindur, familjen dhe eskortën nga Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, të Brendshme, i Drejtësisë, Financave dhe drejtuesit e tjerë të lartë, në total 97 persona. Ata qëndruan në një hotel në Vollos, ku u ndanë për nevojat e tyre në 23 dhoma. Zogu ishte një mysafir i shtetit grek, të cilit iu paguan të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Greqi. Para largimit të tij nga Tirana, kishte dorëzuar në ambasadën greke atje, në ruajtje, mobilie të ndryshme dhe qilima, të cilat, për shkak se ato ishin pronë e shtetit shqiptar, Ambasada ia riktheu me procesverbal të rregullt Qeverisë së Shqipërisë…”

Next Post

Podolski bën për vete prezantuesen Ilda Bejleri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In