• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovarët mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosovarëve u është mundësuar që të punojnë në Shqipëri çfarëdo pune që ata mund të gjejnë, pa pasur nevojë për leje pune, leje qëndrimi apo burokraci të ngjashme. Por, jo njëjtë mund të bëjnë ata në Kosovë. Në një intervistë për lajmi.net, ministri i Punës Arban Abrashi bënë të ditur se kjo është mundësuar që një kohë të gjatë dhe thotë se shpejtë edhe atyre do u mundësohet njëlloj kanë Kosovë.

“Ne kemi bërë marrëveshje me Shqipërinë por edhe disa vende tjera, ku lehtësohet tregu i punës së atyre vende për qytetarët apo punëkërkuesit e Kosovës, kemi pas një marrëdhënie me Shqipërinë, dhe në vitin e kaluar në mars kemi arritur një marrëveshje me të cilën lehtësohet tregu i punës atje,. Pra kosovarët që kërkojnë punë në Shqipëri mund të aplikojnë dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa burokraci, leje punë apo dokumente shtesë”, thotë ai.

Ligjet që duhet të ndryshojnë janë ai për leje pune dhe për leje qëndrimi, e Abrashi thotë se kanë marr përsipër që të fillojnë ndryshimet. “Kjo merr pak kohë, jemi edhe në procesin e liberalizimit të vizave, dhe duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket lejes së qëndrimit dhe lejeve të punës, por shumë shpejtë do e bëjmë që edhe shqiptarët nga Shqipëria të punojnë në Kosovë pa burokraci, pa leje pune dhe qëndrimi”, thotë ai.

Ndër të tjera, Abrashi thotë se nuk kanë shifra se sa persona kanë shkuar të punojnë tashmë në Shqipëri, ngase bëhet në mënyrë të pavarur. Abrashi bënë të ditur se nga janari kanë lehtësuar tregun e punës me Gjermaninë, sipas tij, janë disa procese administrative por që kalohen për tre javë dhe mund të aplikojnë kosovarët në secilin sektor, mjafton të jetë i kualifikuar.

“Në Gjermani janë rreth 700 mijë vende të lira pune, nuk paraqet ndonjë problem, edhe pse është kusht themelor që për atë vend pune të mos ketë të interesuar shtetas gjerman, e nuk është telashe kjo ngase ka shumë vende të lira, është shans i mirë për punë të shkurt apo edhe të gjatë”, thotë Abrashi për lajmi.net

Bënë të ditur se mijëra persona kanë aplikuar nga Kosova që nga janari i këtij viti. Ndryshe, marrëveshja e bashkëpunimit që mundëson kosovarët të punojnë në Shqipëri pa leje pune dhe pa leje qëndrimi është bërë mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë atë kohë e udhëhequr nga Eiron Veliaj dhe nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së Kosovës e udhëhequr nga Arban Abrashi.

Ndër të tjera në marrëveshje thuhet shtetasit e njërës palë që duan të punojnë në territorin e palës tjetër përjashtohen nga testimi i tregut të punës, ndërsa punëdhënësi është i detyruar t’i japë punëmarrësit informacion mbi kushtet e jetesës dhe të punës për çdo informacion tjetër të nevojshëm të lidhur me punësimin e tij në vendin pritës. Marrëveshja ka afat katër vjeçar që nga dita e nënshkrimit, ndërsa njëra palë mund të tërhiqet brenda tridhjetë ditëve pas paralajmërimit me shkrim.

ma.me

vendim1_1464082518-9468689vendim2_1464082522-634790vendimi3_1464082527-1236484vendimi4_1464082532-1885689vendimi5_1464082538-2697615

Next Post

Shoqëria drejt humnerës, por të gjithë heshtim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In