• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seks në ëndërr? Ja çfarë do të thotë

by Java News
23/05/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Je zgjuar ndonjëherë konfuze për ëndrrën seksuale që ke parë gjatë natës? Para se të dalësh në përfundime, të tipit ishte një shenjë që duhet të divorcohesh ose që i dashuri po flirton me një tjetër, ka diçka që Ian Wallace, psikolog, ekspert ëndrrash dhe autor i “The Complete A To Z Dictionary Of Dreams: Be Your Own Dream Expert”, mendon që duhet të dish: ëndrrat seksuale nuk kanë të bëjnë fare me seksin. Ja çfarë nënkuptojnë ato me të vërtetë:

Kur tradhton bashkëshortin

Një ëndërr si kjo, shpesh shpreh një mungesë të fshehur besimi, por jo në martesën tënde. “Ajo do të thotë që ëndërruesja po humb besimin te potenciali i saj tërheqës dhe po pëson diçka në jetë që po e bën më pak të sigurt te vetja”, thotë Wallace. Mund të jetë një dështim në punë, ose një e njohur, një supermama në super formë, që po të vë në diskutim gjithçka. Wallace thotë që është një shenjë që ti po kërkon më shumë aprovim nga ata që të rrethojnë.

Të bësh seks gay, kur je hetero

“Ke filluar të ndihesh shumë mirë me trupin tënd dhe je bërë tolerante për ato që beson, moralin dhe vlerat e tua, si njeri.” Por jo vetëm kaq. Wallace thotë që ky mund të jetë një reflektim i anës tënde eksploruese, që kërkon të zbulosh më shumë si mama, bashkëshorte dhe punonjëse.

Seks me një njeri pa fytyrë

“Fytyra simbolizon identitetin, kështu që nëse personi përballë nuk ka fytyrë, kjo nënkupton që ti ndihesh vazhdimisht e sfiduar nga diçka në jetë që nuk ke arritur ta zbulosh ende, thotë Wallace. Me fjalë të tjera, është një thirrje për ta parë nga afër diçka që të mundon, por e anashkalon, që të mund ta rregullosh.

Seks me shokun më të ngushtë

Wallace thotë që fantazi si këto ikin e vijnë, kur shoku yt ka një tipar personaliteti që ti e admiron te ai. E sheh? Nuk ka probleme. Sigurisht derisa mes jush nuk po ndodh ndonjë ndryshim ndjenjash.

Kalon një orgazëm të vërtetë

Nëse ekziston ndjesia që po kalon në orgazëm, mund edhe të jetë sepse ti, sipas studimeve, je afër përjetimit të saj fizikisht. Nuk u ndodh vetëm meshkujve. Ekspertët thonë që edhe grave iu ndodhin ndryshime trupore gjatë fazës REM, rritje e lubrifikimit vaginal, zmadhim i klitorit, që mund të çojnë në eksitim. Dhe nëse ëndrra seksuale përkon me atë kohë, ti e ndjen kënaqësinë.

Seks me një bashkëpunëtor që nuk e duron dot

Ti je shumë xheloze për talentin ose aftësitë e këtij personi dhe nuk ndihesh mirë që ai po shkëlqen, ndërsa ti jo, sipas Wallace.

Seks me Bradley Cooper Ose Beckham.

Ose Leon e dikurshëm. Përveç mundësisë që mund të jesh duke ëndërruar dëshirën që ke pasur gjithë jetën për të bërë seks me një person të famshëm, Wallace thotë që këto ëndrra janë sinjal që ti, ashtu si shumë persona të famshëm, je shumë e zonja në një fushë të caktuar të jetës dhe ke mundësinë të fitosh edhe më shumë pushtet nga kjo. Lum ti… dhe Bradley!

Class/d.i.

Next Post

Seri shpërthimesh në Siri e Jemen, ISIS merr përsipër përgjegjësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In