• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta që i flet të vetëve

Protesta që i flet të vetëve

by Roland Lami
20/04/2026 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Nëse shohim me kujdes atë që po ndodh nga një protestë në tjetrën te PD, një gjë është e qartë, pjesëmarrja nuk po rritet, por po bie. Kjo nuk është thjesht çështje organizimi apo konteksti por një tregues që diçka nuk po funksionon në mënyrën si po përdoret protesta si mjet politik.

Retorika e “kilometrit të fundit” e artikuluar nga lederi Berisha presupozon një kulm, një rritje të presionit dhe mobilizimit por kur në terren ndodh e kundërta, kjo retorikë mbetet më shumë një deklaratë për konsum të brendshëm sesa një realitet politik për publikun e gjetë.

Mesa duket protesta nuk po përdoret si instrument për të bindur qytetarët që janë jashtë rrethit të PD, por për të mbajtur të lidhur ata që janë brenda saj. Pra, nuk kemi më një komunikim që synon zgjerim, por një komunikim që synon konfirmim. Lidershipi i Partisë Demokratike dhe një grup mbështetësish kanë vendosur mesa duket ti flasin vete ose të autosugjestionojnë veten se janë në rrugën e duhur.

Në këtë kuadër, edhe sjelljet më të forta apo përplasjet me policinë marrin një kuptim tjetër. Ato nuk janë domosdoshmërisht të orientuara për të bindur publikun se policia apo më gjërë shteti është represiv, por për ti dhënë argument liderit se policia dhe shteti janë represiv prandaj sduhet ndalur protesta deri në rrëzimin e regjimit.

Deputetët nuk po përpiqen aq shumë të fitojnë simpatinë e qytetarëve të pavendosur për tu demostruar atyre degradimin e sistemit duke u viktimizuar sesa të dëshmojnë se janë në vijën e parë të “luftës” në sytë e liderit dhe mbështetësve rreth tyre.

Kjo strategji po krijon një rreth të mbyllur që ushqen vetveten dhe shërben kryesisht për konsum të brendshëm. Provokohet tension herë me shkak, herë pa shumë shkak, vjen reagimi i policisë, herë i arsyeshëm, herë i tepruar, dhe më pas gjithçka përdoret për të përforcuar bindjen e brendshme se kemi të bëjmë me një shtet represiv dhe një opozitë viktimë. Në këtë mënyrë riaktivizohet vazhdimisht motivi për “luftë pa kompromis” dhe justifikohet protesta si i vetmi mjet për të arritur ndryshimin.

Problemi është se publiku i gjerë nuk po e ndjek këtë logjikë. As sondazhet dhe as pjesëmarrja konkrete nuk e mbështesin këtë narrativë. Për shumë qytetarë, këto skena nuk përkthehen si prova të represionit, por si episode të një konflikti politik të konsumuar dhe shpesh të provokuar nga i cili preferojnë të qëndrojnë larg. Pikërisht për këtë arsye protesta nuk arrin të ketë jehonë.

Mesa kuptohet kemi një paradoks, protesta vazhdon, por nuk rritet, mesazhi përsëritet, por nuk bind, tensioni provokohet, por nuk mobilizon. Kjo tregon se problemi nuk qëndron te mungesa e reagimit të qytetarëve, por te arsyet pse po përdoret ky instrument.

Kur protesta i flet vetes dhe jo publikut, ajo pushon së qeni mjet ndryshimi dhe kthehet në një ritual që vetëm sa konfirmon atë që tashmë besohet brenda rrethit. Në vend që të sfidojë realitetin, ajo përshtatet me të, duke u mbyllur në një rreth ku mesazhi qarkullon, por nuk depërton. Dhe kur një protestë nuk arrin të dalë jashtë vetes, ajo nuk prodhon më presion politik, por thjesht zhurmë që dëgjohet vetëm nga ata që janë brenda.

Next Post
“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com