• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ismail Kadare pritet me bilbord gjigand sot në Pejë

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bilbord me portretin e Ismail Kadaresë, në të cilin i urohet mirëseardhje shkrimtarit të madh shqiptar, tashmë ka zënë vend në qendër të Pejës. Takimet XIV ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, të cilat do të mbahen të premten dhe të shtunën në Pejë, do të sjellin këtë vit një veçanti për dallim nga edicionet e kaluara, shkruan sot Koha Ditore

Çdo vit këto takime letrare, që kujtojnë veprën e poetit rugovas, janë mbajtur më 23 dhe 24 maj, në përvjetorin e vdekjes së tij, por sivjet fillojnë tri ditë më herët. Ky ndryshim i datës së mbajtjes së takimeve letrare i është përshtatur agjendës së ngjeshur të shkrimtarit të shquar, i cili edhe do të jetë laureat i çmimit të edicionit të sivjetmë. Programi i takimeve letrare do të nisë të premten (sot) në mëngjes, me homazhe që do të bëhen të varri i Azem Shkrelit në Prishtinë dhe do të përmbyllen të shtunën mbrëma me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve.

Dy aktivitete janë të veçuara në takimet e sivjetme letrare “Azem Shkreli”. Takimi i Ismail Kadaresë me lexuesit, që do të mbahet të premten mbrëma në kinoteatrin e Pejës “Jusuf Gërvalla”, përderisa ceremonia qendrore e takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli” do të mbahet të shtunën prej orës 11:00, në teatrin e qytetit “Istref Begolli”.

Në këtë ceremoni Ismail Kadare do të shpallet laureat i çmimit “Azem Shkreli” dhe do t’i jepet zyrtarisht edhe titulli “Qytetar Nderi i Pejës”. Në mesin e shumë aktiviteteve letrare e kulturore që do të mbahen këto dy ditë është edhe inaugurimi i këndit “Ismail Kadare” në bibliotekën e qytetit “Azem Shkreli”.

ma.me

Next Post

Makina në flakë, polici dhe të pranishmit shpëtojnë shoferin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In