• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

18-vjeçarja i dha fund jetës, vjehrra shpërthen në lot: Kam lënë kokën për atë, e bullizonin në shkollë

by Java News
03/02/2024 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së djeshme ku një 18 vjeçare nga fshati Çukas i Fierit i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Kanë folur për gazetaren e Klan News Anila Sefa, vjehrrit e së ndjerës.

Ata hedhin poshtë çdo dyshim se e reja mund të jetë presionuar psikologjikisht në atë shtëpi. Babai i 24 vjeçarit, Arben Drajçi thotë se çifti s’kanë pasur asnjëherë konflikte dhe se vajza bullizohej në shkollë. Ai thekson se nusja e tij ka konsumuar fostoksinën dhe e ka lajmëruar djalin e tij Entilo Drajçi, në ditën që sipas tij ajo kishte ardhur duke qarë nga shkolla.

“E di dhe familja e saj sa mirë e kemi mbajtur, besoj nuk do jenë në kundërshtim me këtë se po të ishin në kundërshtim mund të na e mbyllnin derën që ditën e parë atje. 99% i vjen nga shkolla, këto të dhëna i kemi deri diku. 99% i vjen nga shkolla. Edhe ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë. Ajo ka qenë, e kemi të sigurt. Mund të ketë pasur këto xhelozitë e shoqeve. A ia kanë bërë kot, se ça, a qysh tek këtë nuk e di. Por, presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë! Na thanë se ka dalë nga shkolla duke qarë. Janë të regjistruara në telefon, i tha çunit më merr tek shtëpia se ashtu kemi një biznes të vogël e ndërrohemi në orën 3, sa e solli këtu…Iku për të pirë një kafe me të vëllanë, i shkruan, ato janë të gjitha atje, hajde se unë piva kokërr. Ta kishte pasur këtë presion ajo s’do i thoshte çunit hajde më merr, janë të gjitha të shkruara. Mendoj se këto portalet të jenë më të kujdesshme se edhe po të mos e kishim nuse djali, ne ndjejmë si prindër, jemi shumë të pastër në vetvete. Se ça thonë njerëzit, njeriut i ndodhka çdo gjë”, deklaroi vjehrri i së ndjerës.

Edhe bashkëshortja e tij, Sajmira, ka fjalët më të mira për nusen. Madje ajo e pikëlluar kërkon që të zbardhet e vërteta pasi nusen e konsideronte si vajzën e saj.

“Vajza ka qenë e mirë. Unë kam lënë kokën për atë, ça na bëri neve nuk e di”, thotë ajo duke qarë.

“Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm“, shton më tej.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua mesditën e djeshme. Mësohet se të rinjtë ishin martuar prej një muaji, ndërsa policia ka dyshime se bashkëshorti i 18 vjeçares ishte tejet xheloz dhe se kishin zënka të vazhdueshme.

/f.s

Next Post
Nuk di t’i japë makinës, Rama zbulon pse ka refuzuar ta mësojë

Nuk di t'i japë makinës, Rama zbulon pse ka refuzuar ta mësojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

VIDEO/ Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë

August 23, 2026
Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

August 23, 2026
Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

Aksidenti tragjik në Rrashbull, kapet shoferi që la 41-vjeçarin pa ndihmë në rrugë për 4 orë

August 23, 2026
EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

Të shtëna me armë në Dukagjin, vriten babë e bir, plagoset rëndë një tjetër (EMRAT)

August 23, 2026
Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com