• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

18 shkurti, nga “Republika e re” e Bashës, tek ajo e Ramës!

by Alfred Peza
19/02/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Disa data në kalendarin vjetor qëllon të jenë më pjellore se të tjerat. Nuk është se ka ndonjë shpjegim shkencor për këtë, por qëllon që ngritja e flamurit nga Skënderbeu në Krujë në 28 nëntorin e 1443, të përkojë pas 469 vjetësh me ngritjen e flamurit nga Ismail Bej Vlora. Sikundër ka edhe shumë përkime të tjera të këtij lloji në histori, që tregojnë me sa duket, nevojën e brendshme për ta lidhur njërën apo tjetrën ditë, me një simbolikë të përbashkët, pavarësisht viteve, sistemeve apo epokave kur ato kanë ndodhur.

Edhe 18 shkurti, më sa duket është një ditë që po kërkon të ngjizet me një simbolikë të re, që të shoqërojë 17 shkurtin, ditën e krijimit të shtetit më të ri në botë, Republikën e Kosovës. E për ta bërë 17- 18 shkurtin, një version të ri të simbolikës së 28- 29 nëntorit përshembull. Nëse 28 nëntori simbolizon pavarësinë, 29 nëntori çlirimin nga nazifashizmi. Nëse 17 shkurti lindjen e shtetit të dytë shqiptar, 18 shkurti, lindjen e një republike të re shqiptare.

Për 18 shkurtin ka dy propozime të bëra deri më tani. Njëra është bërë nga kryetari i opozitës, e tjetri nga ai i mazhorancës politike në Shqipëri. E para nga Kryetari i PD, e tjera nga Kryetari i PS. Propozimi i parë u bë para një viti. Propozimi i dytë, pikërisht sot. Basha e shpalosi idenë e tij në një çadër në bulevardin qëndror të Tiranës. Ndërsa Rama në sallën e Parlamentit të Kosovës në Prishtinë.

Propozimi i parë ishte një foshnje që u lind e vdekur pas 3 muajsh dhe u hodh tutje bashkë me ujërat, pas një marrëveshje në mesnatën mes 17 dhe 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ndërsa propozimi i dytë është bërë sot, me idenë për tu realizuar pas 10 vjetësh. Atëherë kur Kryeministri ynë Edi Rama, jo vetëm me fantazinë e një artisti, por edhe me realizmin e një politikani, beson se do të kemi atë që mund të jetë “Republikën e re e shqiptarëve” brenda Bashkimit Europian.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta. Po pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”,- tha Edi Rama.

A është kjo një deklaratë e thënë ashtu kot në erë, sa për ti bërë mediat jo serioze që të vrapojnë se kemi një përpjekje të Edi Ramës kundër Ilir Metës dhe Hashim Thaçit? Kemi të bëjmë me një projekt strategjik me bekimin edhe të qendrave të vendimarrjes së përbotëshme? Apo gjithçka është më e thjeshtë se kaq: Kryeministri i Shqipërisë ka instiktin të kuptojë se mund të realizohet ajo që ai ndoshta bën sikur, ose e beson vërtetë, në formën e një “ëndrre subkoshinete” siç do të thoshte Frojdi.

Nëse do pyesje edhe shqiptarin më patriot më 1998, ai ndoshta kurrë nuk do ta parapërfytyronte se një vit më pas, perëndimi do ta bombardonte “Serbinë e krishterë”, për të çliruar “Kosovën muslimane” në atë që është cilësuar si lufta e parë morale në historinë e njerëzimit. Nëse do të pyesje shqiptarin më parashikues në 17 shkurtin e 2007, me siguri që nuk do mund të vinte dot bast se një vit më pas, në 17 shkurtin e 2008 do të shpallej Pavarësia dhe krijimi i shtetit të ri të Kosovës.

Gjithësesi këtë radhë Edi Rama është munduar të bëjë Profetin, duke na sfiduar që të mbajmë shënim datën 28 shkurt 2028. E kur të festojmë 20 vjetorin e pavarësisë, 24 orë më pas, të kujtohemi nëse e kemi zgjedhur apo jo, Presidentin e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. Ose e thënë ndryshe, Presidentin e Republikës së re të Shqiptarëve në Ballkan.

Nga “Republika e Re” e Lulzim Bashës, tek “Republika e Re” e Edi Ramës, kemi edhe 9 vjet të tjera përpara, për të kuptuar se cila prej tyre do të realizohet. E sigurtë është, që e para, nuk mund të ringjallet dot më!

Next Post
Leka II sot në Kosovë, që të takojë Haradinajn

Propozimi i Ramës për president kombëtar, Princ Leka: Duhet Mbretëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Debate në gjyqin e Metës, prokurori: Nën cilësinë e kryetarit të LSI, ke kryer “pastrim të parave”!

June 18, 2026
“Do ta merrja menjëherë në ekip”/ Presidenti i Brazilit habit botën: Messi më i mirë se yjet e Seleçaos

“Do ta merrja menjëherë në ekip”/ Presidenti i Brazilit habit botën: Messi më i mirë se yjet e Seleçaos

June 18, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

Apeli i GJKKO i rrëzon kërkesën, Ilir Meta mbetet në burg

June 18, 2026
Gogu: PS mbështet ndryshimet në Kodin Penal, amnistia së shpejti në Parlament

Koçeku u ankua për Bajrajt, reagon ministri i Drejtësisë: Institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

June 18, 2026
“Ka rënë euro. Çfarë bëni ju si opozitë?”, Meta pyet Blushin në gjyq, ndërhyn Kryemadhi: Po Dumani çfarë bën me…

“Ka rënë euro. Çfarë bëni ju si opozitë?”, Meta pyet Blushin në gjyq, ndërhyn Kryemadhi: Po Dumani çfarë bën me…

June 18, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

Amnistia penale, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, ulje dënimi për 869 të tjerë

June 18, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Falsifikim dokumentesh për pronat, shpallen në kërkim 3 persona, ish-zyrtarë të ASHK-së mes të dyshuarve

June 18, 2026
Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

June 18, 2026
Nga trashëgimia shqiptare tek fluturimi i shpendëve, një urë Shqipëri-Kinë

Nga trashëgimia shqiptare tek fluturimi i shpendëve, një urë Shqipëri-Kinë

June 18, 2026
“Fanpage.it”: Ksamili, mes destinacioneve më të lira e më mahnitëse në Europë

“Fanpage.it”: Ksamili, mes destinacioneve më të lira e më mahnitëse në Europë

June 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In