• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

18 Qershori, ka filluar të prodhojë zgjedhje

by Mero Baze
10/04/2017 07:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama, duket i vendosur të mbrojë 18 Qershorin si datë të zgjedhjeve dhe po fut kundërshtarët e tij politikë, përfshi dhe aleatin kryesor në qeversjen katërvjeçare, drejt skemave të reja për t’iu përgjigjur mosndryshimit të datës.

Kjo vendosmëri duket se po djeg skenarin e krizës afatgjatë, që synon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, shtyrjen e zgjedhjes së Presidentit dhe krijimin e një qeverie të re, e cila do ta degradonte situatën.

Duke mbrojtur 18 Qershorin, Edi Rama po ashtu është duke i dhënë mundësi opozitës të ndryshojë qëndrimin ndaj bllokimit të Komisioneve të Vetting-ut. Ai është duke i dhënë shans Lulzim Bashës të tentojë të ndajë problemin e tij nga problemi i Berishës në këtë krizë, dhe të fitojë mbështetje ndërkombëtare për kërkesat e tij.

E izoluar ndërkombëtarisht dhe nën breshërinë e sulmeve të përditëshme nga Brukseli dhe SHBA, opozita ka shans të zbusë raportet me ndërkombëtarët, vetëm nëse të martën shkon në Kuvend, voton për ngritjen e komisoneve të Vetting-ut dhe përqëndrohet tek beteja politike për zgjedhjet.

Vendosmëria e Edi Ramës për 18 Qershorin, ia jep këtë mundësi. Pas kësaj Bashës i mbetet të vrasë dhe frikën nga Berisha dhe të votojë Vetting-un për t’u përqëndruar tek beteja e tij. Por frika e tij reale, është, se nëse Basha e çon situatën të votojë Vetting-un, për të fituar mbështetje Perëndimore, dhe të luftojë për shtyrje të zgjedhjeve, Berisha do të këmbngulë pas kësaj, për futje në zgjedhje, pasi beteja e tij nuk është bojkoti i zgjedhjeve, por shtyrja e Vetting-ut.

I futur në këtë çark, Basha e ka të vështirë të luftojë për kauzën e tij, duke fituar mbështetjen e Perëndimit, pasi duhet më parë të shesë kauzën e Berishës.

Duke mbrojtur 18 Qershorin, Edi Rama po ashtu po e detyron LSI, të mbajë një nga dy premtimet, ose koalicionin me Edi Ramën, ose skenarin e bashkëpunimit me PD, që e ka koordinuar, duke u solidarizuar me bojkotin ndaj zgjedhjeve. Dhe tani që nuk ka shumë kohë në dispozicion, duket se LSI po shkon drejt opozitës.

Ky është një zhvillim pozitiv, pasi i qartëson palët në këtë krizë dhe nuk vazhdon më dilema, që një parti të jetë dhe pjesë e qeverisë dhe pjesë e opozitës.

Nga kjo mund të ketë një zhvillim edhe më pozitiv, që mund të trimërojë opozitën të hyjë në zgjedhje. Ajo ka të bëjë me koalicionin e mundshëm PD-LSI–PBDNJ dhe ndoshta PDIU, pasi në këtë rast as Dulja nuk ka gjë me çamët. Kokëdhima është ofruar për ndërmjetës, duke dhënë zgjidhjen e tij dhe kjo mund të funksionojë.

Kjo do të ishte ngjarja më pozitive që mund të prodhonte vendosmëria e Edi Ramës, për të mbrojtur 18 Qershorin. Kështu palët do të ishin në shanse të barabarta për fitore në zgjedhje, zgjedhjet do të ishin të shëndetshme dhe fituesi së paku do ishte i lirë të qeveriste. Në një periudhë afatgjatë, këto janë dhe palët e vërteta në garën politike në Shqipëri. Mbi të gjitha do të ishte fundi i një krize artificiale, dhe fillimi i një beteje reale politike në Shqipëri.

Next Post
Westbrook hyn në historinë e NBA për trepikësha

Westbrook hyn në historinë e NBA për trepikësha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In