• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

18 muajt sfidues të Shqipërisë drejt BE/ Romina Kuko tregon nëse do të bashkëpunohet me PD-në

by E S
29/05/2026 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE shënoi një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave për vendin tonë, Romina Kuko deklaroi se 18 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe sfidues për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian.

Në Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN ajo tha se pas përmbylljes së IBAR-it, Shqipëria duhet të plotësojë disa standarde për mbylljen e kapitujve të negociatave, sidomos në drejtësi, shtetin ligjor dhe transparencën kundër korrupsionit.

“Nga ky moment deri në momentin e mbylljes së kapitujve ne duhet të përmbushim disa kritere në fakt që janë akoma dhe më të forta sesa ato që kemi patur me piketat e ndërmjetme. Ka shumë legjislacion, shumë zhvillime politike dhe shumë raporte të cilat do duhet të përpilohen nga si nga Komisioni Europian ashtu dhe nga ana jonë. Kështu që nga ky moment deri në fund të 2027-s ku ne kemi ambicien për të mbyllur kapitujt janë shumë çështje, të cilat do duhet të qartësohen, çështje bilaterale me shtetet të cilat në një farë mënyre kanë vendosur dhe ato kushtet e tyre kur vjen puna për standardet europiane. Do jetë një periudhë shumë dinamike si politikisht ashtu edhe nga ana e legjislativit në rastin konkret të Kuvendit të Shqipërisë”, tha Kuko në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN.

Sipas saj, sfidat më të mëdha lidhen me kapitujt themelorë që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, reformën në drejtësi, ekonominë dhe standardet demokratike.

“Themeloret që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, pra të vetë sistemit ekonomik të Shqipërisë dhe një lloj reforme aty janë kapituj të cilët do të mbyllen të fundit, por duhet patur parasysh që ajo çka vendos në fund fare është kapitulli politik. Raporti i IBAR-it ka folur për reformën zgjedhore, e cila në thelb depolitizon komisionet, një reformë zgjedhore ku burimet që përdoren të jenë më transparente, fondet që përdoren të jenë më transparente, pra financimi i partive politike. Ne në Tiranë kemi komisionin e Venecias pikërisht për të bërë takimet e duhura dhe të gjitha kontaktet lidhur me hartimin e kësaj reforme zgjedhore ka një kujdes të shtuar nga ana e OSBE-së. Përmendet edhe çështja e korrupsionit apo më saktë e transparencës për fondet publike. Sepse duhet patur parasysh kur ti je anëtar i Bashkimit Europian bëhesh pjesë e juridiksionit europian dhe e prokurorisë europiane dhe që të jesh pjesë do duhet që në një farë mënyre t’i kesh disa çështje të sqaruara siç janë transperenca në përdorimin e fondeve publike aq më tepër në fondet e Bashkimit Europian, por besoj që këto janë të gjitha tema që po adresohen në kapituj dhe sigurisht që edhe qeveria shqiptare është duke ndërmarrë masat dhe drejtësia po bën punën e vetë për të pastruar sistemin”, theksoi ajo në A2 CNN.

Kuko tha se do të ketë monitorim më të afërt nga Brukseli dhe ekipe verifikimi në terren për të kontrolluar zbatimin e reformave.

“Nuk mund ta them një monitorim i ashpër, por do ta kemi më afër Brukselin, sepse tani vjen momenti i verifikimit në terren. Në momentin që ne kemi plotësuar legjislacionin, sa më shumë i afrohesh traktatit të Bashkimit Europian, aq më shumë ke ekipe të verifikimit në terren, çka do të thotë që do të kemi delegacione, ekipe më të shpeshta nga Brukseli, nga organizma të tjerë të cilat i japin opinione Brukselit, siç është Këshilli i Europës në Strasburg apo nga organizata të cilat janë formojnë opinione për të parë në terren. Veprim shumë intensiv me palët e me Brukselin dhe jam e sigurt që do të na bëjë mirë, se duhet të plotësohen sipas standardeve të tyre dhe më mirë një mbikëqyrje dhe monitorim i vazhdueshëm”.

E pyetur për bashkëpunimin me opozitën dhe Partia Demokratike, ajo u shpreh pozitive dhe shpresplotë për sa i takon konsensusit me opozitën dhe përfshirjes së saj në procesin e integrimit europian.

“Ne jo më larg se pak javë përpara kaluam në Kuvend një rezolutë të përbashkët bashkë me opozitën lidhur me integrimin europian qëndrimet tona të përbashkëta. Mund të kemi shumë çështje që na ndajnë ose mënyrën se si bëhen gjërat që na ndajnë. Por kur vjen puna për integrimin europian ne e kemi të gjithë klasën politike të orientuar dhe një nga kushtet që Bashkimi Europian vendos në fund fare ka të bëjë me kohezionin, ka të bëjë me përbashkimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve për integrimin europian. Kështu që unë jam shpresëplotë që bashkëpunimi me rënien dakord për ndryshimin e rregullores së Kuvendit me konsensus të plotë do të vazhdojë. Ato janë tema që i takojnë shqiptarëve. Nuk janë tema që i takojnë asnjë politikani, as një karriere politikane personale, as politikës së ditës. Ato janë tema e çështje që i takojnë çdo familjeje shqiptare edhe ecurisë së tyre. Kështu që besoj që do të kemi një klimë konsensusi të vazhdueshëm, të vazhdueshme lidhur me drejtimin e Shqipërisë për Integrimin Europian. Patjetër një dakordësi politike, një përfshirje më të madhe të opozitës në këtë në këtë proces dhe pse jo përfaqësimi të përbashkët kur vjen puna, sepse ka ardhur momenti që ne të flasim në anglisht për vendin tonë”.

Next Post
Del një peshkaqen në breg në Lungomaren e Vlorës, dyshohet se është lënduar nga mjetet lundruese

Del një peshkaqen në breg në Lungomaren e Vlorës, dyshohet se është lënduar nga mjetet lundruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com