18 muaj burg mjekut, ngacmoi seksualisht pacienten
Gjykata e Beratit ka dënuar me 18 muaj burg mjekun A.Sula, i cili akuzohet për ngacmim seksual.
Ngjarja për të cilën është arrestuar mjeku i spitalit rajonal të Beratit ka ndodhur në 3 tetor të vitit 2014, në ambientet e spitalit, ku Sula ka ngacmuar seksualisht pacienten me incialet A.B, pas një operacioni të kryer prej tij. Ka qenë vetë vajza e cila ka bërë denoncimin ndaj mjekut Sula.