Për të pasur ambiente sa më të pastra për banorët, bashkia e Korçës është duke ndërmarrë një sërë aksionesh pastrimi.
Bashkia e Korçës po vazhdon aksionin për pastrimin e qytetit, në sloganin “18 ditë për 18 lagje”. Punonjësit e bashkisë kanë pastruar zonat më problematike në 6 lagje të qytetit.
Hapësirat publike në lagjet 4, 5, 6, 13, 14, 15, 16 u pastruan nga firma e pastrimit të qytetit dhe NSHP.
Bashkia u bën thirrje banorëve për të mbajtur pastër mjedisin dhe për t’i dhënë një frymë tjetër lagjeve të qytetit. /a.rada