• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Politika franceze zhytet në skandale seksuale

by Java News
17/05/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca është përfshirë nga një vorbull skandalesh seksuale, që kanë si protagonistë zyrtarët e lartë të shtetit dhe politikanët. I fundit ishte rasti i deputetit dhe ish-nënkryetarit të parlamentit francez, Denis Baupin, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe u ka dërguar mesazhe erotike disa kolegeve të tij në partinë e ambientalistëve francezë.

Nisur nga ky skandal seksual, 17 ish-ministre në Francë kanë lajmëruan se do të denoncojnë sistematikisht rastet e ngacmimeve seksuale, abuzimeve, apo edhe sjelljeve jo të përshtatshme. Përfaqësueset femra në politikën franceze kanë bërë një thirrje në të përjavshmen vendëse, “Journal du Dimanche” një nismë e cila quhet “nuk do të heshtim më”. Ato kërkojnë që “kodi i heshtjes” në qeverinë franceze të mos respektohet në rastet e skandaleve seksuale. Ndërkohë, Franca po diskuton në internet, tek hashtagu #CulotteGate për abuzimet seksuale në Francë.

Rasti i deputetit Baupin nuk është i vetmi. Edhe ministri francez i Financave, Michel Sapin, e ka ekzagjeruar kur vendosi të prekte një gazetare, e cila ishte përkulur, pasi i kishte rënë një stilolaps në tokë. “Ai nuk mundi ta frenojë dorën dhe mërmëriti: Oh, ç’po më tregoni? – dhe i tërheq llastikun e mbathjeve të gazetares, që i dilte prej pantallonave”. Kështu e përshkruajnë gazetaret “Stéphanie Marteu” dhe Azize Zemouri në librin e tyre një skenë që kishte ndodhur në janar të vitit 2015 në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Titulli i librit, “L’Elisee Off”, aludon për intrigat pas dyerve të Pallatit të Republikës në Paris. Sapini konsiderohet si i besuar i presidentit francez Francois Hollande. Që kurse incidenti u bë i njohur, komuniteti i internetit po diskuton në hashtagun #CulotteGate për abuzimet seksuale në Francë. “Culotte” u thonë në frëngjisht të mbathurave. Debati vazhdon edhe në mediat tradicionale. 500 gra dhe burra kanë nisur në gazetën “Libération” një peticion kundër ngacmimit seksual nga ana e politikanëve.

“Në përgjithësi për gratë është e vështirë të flasin në lidhje me këtë lloj dhune, por në mikrokozmosin politik, një gjë e tillë pa dyshim është e përforcuar”, thuhet në peticion. Fjalë për ngacmime seksuale dëgjohen shpesh, por ndaj tyre nuk ndërmerret asgjë.

Sipas “Deutsche Welle”, Cornelia Moser, studiuese pranë qendrës studimore kombëtare “Centre Scientifique de la Recherche”, organizata më e madhe franceze kërkimore në Paris, thotë se në sferën politike të Francës mbizotëron një “atmosferë heshtjeje”. “Në politikë është fjala për pushtet. Kudo ku është fjala për pushtet dhe të holla, aleancat mes burrave funksionojnë shumë mirë dhe ata mbrojnë njëri-tjetrin”.

BW/d.i.

Next Post

Sherr në Dritaren e Xhungës, Ngjela: Je i pirë. Rakipi: Budalla avokat (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

“Mysafirët e Epstein shkaktuan Luftën e Tretë Botërore! Nisi me bombardimin e Serbisë”

February 24, 2026
E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Sondazhi / Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS merr 48.2% të votave; PD tkurret në 25.2%

February 24, 2026
Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të territorit, reshje shiu në disa zona

February 24, 2026
McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In