Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Prishtinë, për të parë finalen e Superligës së basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
Rama, i shoqëruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duket në një video postuar në rrjetet sociale duke parë ndeshjen. Ai është fans i madh i basketbollit, pasi në të kaluarën ka qenë edhe lojtar, me Dinamon, ashtu si dhe vëllai i tij, Olsi.
Panorama/D.I.









