• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pollo viziton Ilnicën: E dhunoi kushëriri i Shullazit, ministri hesht

by Java News
10/05/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit, Genc Pollo vizitoi sot në spitalin e Traumës gazetarin Eduard Ilnica.

Pollo u shpreh se dhunimi gazetarit përbën një kulm pas lajmeve për dhunë të shtuar në stadiume, por sipas tij, më e rëndë është mungesa e reagimit nga qeveria. Kreu i komisionit të Medias u shpreh se kjo mungesë solidariteti nga qeveria është e patolerueshme dhe e pafalshme, kur sipas informacioneve të para dhunuesi ishte kushëriri i Shullazit.

“Vizitova gazetarin Eduard Ilnica të dhunuar britalisht dje në darke nga një personazh që e mban veten për të fortë zone dhe shef sporti. Është një ngjarje kulmore në një sërë aktesh të dhunshme që kanë përfshirë stadiumet tona por fatkeqësisht nuk kemi parë reagime nga autoritetet duke filluar nga qeveria dhe ministria përgjegjëse për sportin. Sot arriti kulmin dhe unë dëshiroj që Eduard Ilnica të shërohet sa më parë. Të gjithë dëshirojnë që dhunuesit e tij të përballen ashtu siç duhet me ligjin. Po mendoj që askush nuk e kupton që as ministri i Brendshëm dhe as ministrja e Sporteve deri në këto moment nuk janë prononcuar. Nuk kanë dënuar dhunën brutale, nuk janë solidarizuar me gazetarin e plagosur rëndë. Ndoshta kjo ka të bëjë me personin dhunues sepse sipas informacioneve të para është kushëri i Shullazit. Por është e pafalshme, e patolerueshme. Është një izolim në raport me një opinion publik të shëndetshëm që dhunën nuk e ka pjesë të kulturës së përditshme dhe shpresoj që ky apel, që është për të gjitha ata sportdashës që ta lënë sportin në atë që është në thelbin e vetë, një garë e fisme që nxjerr në pah anët më të mira të natyrës njerëzore, dhe ti largohen çdo akti të dhunshëm nga cilido që mund të nxitet diçka e tillë sepse kjo vërtet na turpëron të gjithëve, të gjithë sportdashësit dhe të gjithë njerëzit e tjerë”, tha Pollo.

Më tej, kreu i komisionit tha se shpreson që të jetë rasti i fundit i dhunimit të një gazetari në një kohë që liria e medias është përkeqësuar.

“Shpresoj vërtetë që të jetë rasti i fundit i dhunimit të një gazetari. Liria e shtypit në Shqipëri është në përkeqësim dhe raportet ndërkombëtare e klasifikojnë lirinë poshtë e më poshtë. Dhunimi i një gazetari nga persona të lidhur me të pushtetshmit dhe mosdënimi publik i aktit, mossolidarizimi publik me viktimën e përkeqëson më shumë këtë liri të shtypit tashmë në rënie”, tha Pollo.

BW/d.i.

Next Post

Ja çfarë i tha Lu e Vlahutin grupit parlamentar të LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In