Nga Sokol Mati
Shfrytezimi i burimeve minerare si nje veprimtari fitimprurese eshte zhvilluar ne vite ne Shqiperi. Ne periudha te caktuara industria minerare ka mbajtur peshen e te ardhurave qe krijoheshin nga ekonomia shqiptare. Me ndryshimet ekonomike, ndryshoi dhe koncepti i zhvillimit te sektorit, shteti mbajti te drejten e pronesise dhe lejoi zhvillimin e veprimtarise minerare te realizohej sipas konceptit te te drejtave minerare, qe ne vetvete kane konceptin koncesionar. Ky ndryshim ne koncept kerkoi nje qasje te re per zhvillimin e sektorit, si ne aspektin ligjor, startegjite, politikat dhe menaxhimin e tij, qe duhet te zbatoheshin per realizimin e qellimit final “Perfitimin maksimal te shtetasve shqiptare nepermjet zhvillimit te qendrueshem, vizionar dhe afatgjate, nepermjet realizimit te nje shfrytezimi racional, te sigurte, vajtjes drejt produkteve perfundimtare, energji-efiçente, te mbikqyrur, te monitoruar rigorozisht, jo demtues ndaj mjedisit dhe te certifikuar nga komuniteti, duke marre ne konsiderate perfitimet e ketij brezi dhe brezave te ardhshem”.
Arritja e ketij qellimi final perfshin ne vetvete nje bashkesi veprimesh qe duhet te ndermerren ne partneritet ndermjet shtetit dhe biznesit. Shume here eshte permendur qe industria minerare megjithese zhvillohet brenda kufijve te nje vendi eshte nje industri globale per vete faktin se, tregu i saj varet nga zhvillimet teknollogjike dhe sasia e rezervave te burimeve minerale qe jane shume te ndryshme sot ne bote.
Ndryshimi i ofertes i lidhur me rritjen ekonomike te ekonomive me te medha boterore, apo lufta per ndryshimin e kahut te levizjes se produkteve ne tregje, e ndikuar nga nje rritje e politikave mbrojtese te vendeve ne zhvillim ka detyruar qe dhe vete BE te rivleresoje politikat e saj per qasjen ndaj ketij sektori furnizues me lende te pare minerale per industrine perpunuese tashme te zhvilluar ne BE.
Sot me nje koncetrim ne rritje te kapitalit dhe burimeve financiare efekti i ketyre te fundit sidomos i “hedge funds” ne tregun global, te cilet kane nje perqasje shume larg asaj tradicionale te percaktimit te cmimeve te produkteve po ndikojne shume ne strukturimin e sektorit dhe kompanive minerare si dhe ne sasite e prodhimit te vete produkteve, duke bere qe ata te jene percaktues ne vete drejtimin e zhvillimit te sektorit minerar mbareboteror, (teorikisht eshte kerkese-oferta qe percakton cmimin, por sot jane nje seri elementesh te tjere qe po behen percaktues ne cmimin e produkteve te metaleve, si koncentrimi i mjeteve financiare, faktoret politike, te pabarazise ne zhvillim, etj).
Sfida me e madhe qe po verehet aktualisht ne tregun minerar global eshte fenomeni i kurbes se çmimeve te produkteve minerare. Sinusoida e çmimeve ka disa elemente te rinj, afatin kohor te paqendrueshmerise te tejzgjatur nga kater ne shtate dhe deri ne dhjete vite sidomos per metalet; sinusoida jo e njetrajteshme, (pjesa ne ngritje e sinusoides ne nje afat kohor dy deri ne tre here me te vogel se periudha ne zbritje e cmimit); luhatje te vogla dhe jo ralle te medha ne afat shkurter te cmimeve (mujore ne raste dhe ditore), brenda periudhes se sinusoides qe tregojne elementet abuziv te ndikimit ne tregun global nga burime financiare te medha, kur dihet qe sektori minerar punon ne afatgjate; shprehja e tendencave te nje lufte te brendeshme brenda sektorit dhe midis sektorit minerar e ketyre burimeve financiare, efektet e se ciles keto dy vjet kane pasur nje ndikim shume te madh jo vetem tek kompanite e vogla e te mesme, por dhe ne vete kompanite me te medha minerare ne bote. Mjaftojme te permendim ketu ndikimi i tyre tek Glencore, Jiangxi Copper Company Limited, Xtrata, BHP Billiton, Rio Tinto.
Ne nje analize te thjeshte te ketij grafiku veme re se pjesa ne renie e kurbes po vazhdon qe prej 2011, ne nje kohe qe periudha e rritjes zgjati vetem dy vjet. Ne grafikun me poshte verejme diferencat ne perqindje te cmimit mesatar vjetor me ate mesatar te 11 viteve te fundit. Ne total nje mbledhje thjesht arithmetike e ketyre diferencave del zero rritje ne 11 vite gje qe tregon se fenomenet ciklike te cmimemve te metaleve po humbasin shume nga elementet e tyre tradicionale, rritje ciklike por me nje shtese ne vlere te ciklit pasardhes, si dhe shume elemente te tjere qe permendem me siper. Keto ndryshime bejne qe keto cikle te jene shume me te pa parashikueshme, progozat jo shume te besueshme dhe te gjitha bashke rrisin riskun gjate proceseve finanaciare te vleresimit te fizibilitetit te nje projekti te caktuar dhe stepin deshiren per investime ne kete sektor.
Ne analizen e tre grafikeve me poshte, qe jane per tre produkte minerare te xeherorit te kromit (mineral, koncentrat dhe ferrokrom) shohim se kurba e produktit perfundimtar, ka kendet e renies apo ngritjes graduale me vlera shume me te ndryshme nga ato te produktit koncentrat apo me tej te produktit mineral kromi.
Pra fenomeni i konjuktures se paqendrueshme me tendencen në renie e çmimeve sidomos keto pese vitet e fundit kerkon reagim bazuar dhe thjesht ne kete analize. Për përballimin e lëkundjeve periodike të çmimeve në tregun ndërkombëtar del domosdoshmeri dalja ne treg me produkte perfundimtare. Pra kerkohet rritja e shkallës së përpunimit të mineraleve në shkallë vendi dhe në kooperim me rajonin, si per kromitet e varfëra, produkte të reja nga gelqerorët për industrinë kimike te bojrave, fillimi për përpunimin ne vend sidomos të mineraleve të nikelit dhe titano magnetitit, shfrytezimin aktualisht te kapaciteteve të lira të objekteve përpunuese metalurgjike të rajonit të Ballkanit (Maqedoni, Kosovë, Greqi, etj.).
Rritja e nivelit te perpunimit kerkon doemos aplikimin e teknollogjive te reja dhe pergatitjen profesionale te potencialit njerezor. Vendi yne me nje popullsi te paket duhet te jete prezent ne tregun europian me nje qasje te re. Zhvillimi teknollogjik dhe ngritja e strukturave njerezore per ta mbeshtetur ate se bashku me mbeshtetjen financiare te bankave shqiptare me nje garanci te shtetit do te sherbente si nje ndihmese e madhe ne kete drejtim. Kjo jo thjesht per tendencat tona te zhvillimit ne te ardhmen per te cilat duhet te mendojme, por dhe per te frenuar shperdorimin e burimeve financiare te biznesit privat qe po tenton te hyje ne drejtim te perpunimit dhe kane rezultate investimi aspak te kenaqshme. Nje vete ristrukturim i subjektit minerar që zotëron të drejtat minerare dhe zhvillon veprimtarine minerare i mbeshtetur ne partneritet nga shteti ka dale i domosdoshem.
Luhatja e cmimeve eshte nje fenomen global, per me teper produktet minerare shqiptare kane nje ndikim shume te vogel ne kete treg global te pakten ne stadin e tanishem, kompanite tona minerare jane te nje niveli te vogel 2-4 me pak se te mesem, prandaj perballja me kete fenomen kerkon doemos nje perballje te bazuar ne nje Marëdhënje shtet – privat mbi baza partneriteti, qe te mund te mbajme qendrueshmerine dhe tentuar ne zhvillimin e sektorit.
Në kuadrin e një ekonomie të lirë tregu marëdhënjet shtet – privat pavarësisht faktit që shteti është pronar i pasurive minerare dhe jep një zonë minerare për veprimtari minerare duhet të zbatohet parimi i partneritetit ku përfitimi është i dyanshëm. Subjekti duhet parë si një prodhues të mirash materiale, ku ai vetë zhvillohet, dhe banorët e shteti marrin përfitimet e tyre.
Shteti, si perfaqsues dhe mbrojtës i interesave të të gjithë shoqërisë, duhet të jetë njëkohësisht arbitër i pa anshëm dhe të respektojë të drejtat e biznesit privat, dhe për këtë arsye duhet ti kryejë funksionet e tij në PARTNERITET me këtë të fundit. E vetmja platformë mbi të cilën mund të zhvillohet ky PARTNERITET është legjislacioni përkatës. Për këtë arsye suksesi i Organeve Menaxhuese në të ardhmen do të varet nga faktori LIGJ. Organet Menaxhuese të Industrisë Minerare duhet ti kushtojnë një rëndësi të vecantë atyre masave, që në perputhje me ligjin dhe pa e shkelur asnjehere atë, mund të sigurojnë HARMONIZIMIN e interesave të shtetit me ato të privatit, duke ja lehtesuar punën këtij të fundit.
Hartimi i paketes ndihmuese per sektorin duhet bere sa me pare, si pjese e politikave te strategjise minerare ne pergjigje te opsioneve të veprimit në momente emergjente. Hartimi i ketyre politikave dhe Vleresimi real te këtyre opsioneve, te bazohet ne futjen e metodave te reja te vlerësimit te opsioneve ( llogjike, matematikore, etj), qe te kete qartësi në marrjen e vendimeve, orientim te drejte te biznesit dhe zhvillim te qendrueshem, dhe te harmonizuar.
Per nje efekt pozitiv te drejteperdrejte dhe afat shkurter ndryshimet duhet te perfshijne pjesen e paketes fiskale per sektorin (tendecen per ulje te taksave per nje afat te caktuar, apo rivleresime te takses baze te sektorit ate te rentes minerare), si dhe zbatimin e politikave fiskale atraktive per investime te reja ne kete krize globale, edhe per disa vite,
Kjo pakete vec elementit te cmimeve globale te produkteve minerare duhet te marre gjithashtu ne konsiderate: rritjen e kostos se prodhimit ne te gjithe elementet e saj; perballjen globale te kapaciteteve tona të vogla nxjerrëse dhe përpunuese; pamundesine e daljes ne tregun global si rezultat i ketyre kapaciteteve apo dhe vete mundesise se njohjes se tregut; kordinimin qofte dhe te detyruar per punen e subjekteve qe operojne brenda nje vendburimi minerali per te garantuar siguri pune dhe shfrytezim racional te rezervave minerare; Idete per nje riformatim te kapitalit minerar nga niveli i njësive te vogla nxjerrëse ne njësi te mesme deri te mëdha nxjerrëse e përpunuese ( bashkimi i tyre, financimi per investimet, kerkesa per zbatimin e rregullave minerare, te sigurise dhe ambientale); Tendencën e zhvillimit per zona te mëdha minerare me rezerva te mjaftueshme qe do te krijojnë mundësitë per nje zhvillim te mëtejshëm te përpunimit te mineraleve, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese nepermjet aplikimit te teknollogjive të përparuara (mekanizimi, automatizimi, ne nxjerrje e perpunim); orientimin e biznesit ne kërkim-zbulim te zonave me te dhëna gjeollogjike te pamjaftueshme, zona ku kërkohet vlerësim me koeficient besueshmërie me te larte te informacionit gjeologjik, zonat ne shfrytëzim per vazhdimësinë e trupave minerare, etj.
Perfundimi i kesaj pakete te lancuar tashme duhet doemos te ndiqet nga hartimi i nje programi afatgjate zhvillimi te veprimtarive minerare, te bazuar: ne kushtet e reja te zhvillimit te kesaj industrie globale, mbi një databazë multidisiplinore të planifikimit territorial, (me mbivendosjet ne hartat gjeologo-minerare, te hartave të burimeve energjitike, te zonave turistike dhe infrastrukturës, të dhënat pedologjikë e topologjikë, të ujrave mbitokësore e nëntokësore, të elementëve të tjerë mjedisorë, të dhënat e zonave pyjore, të zhvillimit urban, të klimës, zonave arkeologjike, ushtarake, etj për hartimin e “Rregjistrit Kombetar të Pasurive Minerare” që të ketë si aneks të tij ”Dokumentin e Promovimit të Pasurive Minerale”.
Ky program gjithashtu duhet te perfshije: Vleresimin e mineraleve deficitare dhe masen ne perqindje te tyre; Lehtesimin e perdorimit te tokes per qellime minerare pas nje vleresimi sipas konceptit te planifikimit territorial; Promovimin e klimes se investimeve duke marre ne konsiderate aspektet e mjedisit, sociale, te drejtat e njeriut, problematikat e punes se te miturve dhe mbi kete baze pergjegjesite sociale te kompanive qe veprojne ne sektorin minerar; Mbeshtetjen e sektorit nepermjet krijimit te nje vleresimi te tregut minerar dhe krijimit te institucioneve te sherbimeve per biznesin; Hartimit te nje strategjie per inovacionin industrial dhe komercializimin e teknollogjive, inkurajimin e studimeve nepermje kooperimit institucional dhe midis vendeve per permiresimin e punës se kërkimit shkencor, sidomos ne drejtim te kërkim-zbulimit te mineraleve, nxjerrje-perpunimit dhe riciklimit te tyre; Promovimin e praktikave me te mira ne perdorimin e tokës, planifikimin territorial dhe ate minerar nëpërmjet gjithepërfshirjes ne vendimmarrje; etj.
Vetem keshtu do te jemi te afte ne zhvillimin ekonomik sipas prioriteteve, per te plotesuar nevojat baze te shtetasve (Uje, Ushqim, Strehim, Energji, Komunikim). Kjo mangesi ne orientimin e politikave zhvilluese bejne qe jo rralle te fillojme nga fundi. Zhvillimi i sektorit minerar dhe pse aktualisht nuk eshte percaktues i zhvillimit mund te sherbejne si ndihmese jo pak e vlefshme ne zhvillimin e qendrueshem ekonomik te vendit krahas sektoreve te tjere prioritar, energjise, bujqesise, turizmit, ndërtimit.
Shfrytëzimi i mineraleve nuk mund të neglizhohet sepse potencialet mineralmbajtëse të vëndit janë të domosdoshme për zhvillime të qëndrushme në zona e rajone rurale me burime të vobekta jetese.
Pervec faktit qe veprimtaria minerare garanton nje furnizim me lende te para, potenciali minerar krijon mundesi investimi ne nje game te gjere mineralesh qe duhet te hidhen ne treg per te zevendesuar keshtu oferten nga importi me oferten vendase. Veprimtaria minerare eshte dhe mund te sherbeje si nje burim i madh te ardhuarsh per ekonomine shqiptare. Veprimtaria minerare eshte pjese e domosdoshmerise se zhvillimit të jetes sociale, të infrastrukturës te zonave rurale dhe popullimit te tyre duke vleresuar qe interesi me i madh ne keto zona jane burimet minerale.
Kjo periudhe krize globale duhet pare se bashku ne nje partneritet real biznes-shtet pasi vetem keshtu eshte me e lehte perballja me sfidat qe dalin gjate zhvillimit qe jane pararendëset e rritjes dhe zhvillimit në të gjitha fushat sepse ato stimulojne ide të reja. Për sfidat që ne përballemi nuk është çështja si t’i rezistojmë forcave te tyre, që na lëvizin apo të përpiqemi te parashikojmë ku do të na çojne ato, por si të komandojmë energjinë e tyre dhe ta përdorim atë për të gjetur zgjidhje të reja për problemet të cilat duken të vështira.