• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

170 mijë vende pune? 300 mijë në 4 vjet?

by Eduard Zaloshnja
25/04/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja/

Kohët e fundit, socialistë të rëndësishëm shqiptarë po përmendin shpesh një shifër, që sipas tyre,  tregon se premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës në 4 vjet po realizohet – 170 mijë vende pune të reja janë hapur deri tani, thonë ata.

Në qoftë se kjo shifër është e saktë, i bie që punësimi të jetë rritur mesatarisht 7% në vit (970 mijë ishte numri i të punësuarve gjithsej në janar 2014). Ndërkohë, rritja mesatare ekonomike (e PBB-së) ka qenë vetëm 2.3% në vit gjatë dy vjetëve të fundit. Për krahasim, në shtatë vjetët e parë të administratës Obama, rritja e numrit të të punësuarve ka qenë mesatarisht vetëm 1% në vit, ndërkohë që rritja mesatare ekonomike (e PBB-së) ka qenë pothuaj 3% në vit.

Por, a duhet ta besojmë këtë “mrekulli” të Shqipërisë, ku rritja e punësimit është 3 herë më e shpejtë se rritja ekonomike, ndërkohë që në SHBA është e kundërta (rritja ekonomike është 3 herë më e shpejtë se rritja e punësimit)?

Në qoftë se është e vërtetë që Shqipëria ka një korelacion të jashtëzakonshëm në raportin 1:3 mes PBB-së dhe punësimit, duhet që shifrat e INSTAT-it për PBB-në të tregojnë një rënëie vjetore të PBB-së prej rreth 3% në vit në dyvjeçarin 2012-13. Sepse ato shifra na thonë se, nga janari i 2012-ës deri në janarin e 2014, punësimi u pakësua mesatarisht 9% në vit . Por kjo rënie dramatike e punësimit në dyvjeçarin 2012-13 nuk u shoqërua me rënie të PBB-së. Përkundrazi, sipas INSTAT-it, PBB-ja u rrit 1.33% në 2012-ën dhe 1.09% në 2013-ën…

Kjo mospërputhje e pashpjegueshme mes shifrave të punësimit dhe PBB-së na tregon se diçka çalon shumë në to. Shifrat e PBB-së duken më të besueshme, si për nga ecuria e tyre në 4 vjetët e fundit, ashtu edhe nga fakti se vëzhgohen rreptësisht prej institucioneve ndërkombëtare financiare. Ndërsa shifrat e punësimit, me rënien “e papritur” 9% në vit në dyvjeçarin para ardhjes së socialistëve në pushtet, dhe me rritjen “e mrekullueshme” 7% në vit në dyvjeçarin e qeverisjes së tyre, nuk duhen besuar fare.

Prandaj, kur socialistët të na thonë vitin tjetër se e mbajtëm premtimin për 300 mijë vende të reja pune, s’duhen besuar. Po ashtu s’duhen besuar demokratët apo kushdo tjetër, kur të premtojnë se do të hapin 300 mijë vende pune në 4 vjet. Që të ndodhë kjo, duhet që ekonomia shqiptare të rritet të paktën 15% çdo vit, ndërkohë që parashikimet më optimiste për të janë për një rritje 3%-4% në vit…

Next Post

Vajzat nderojnë shoqen që s’është më duke veshur fustanin e saj në mbrëmje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In