• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

170 maturanët ekselentë të Tiranës vlerësohen me Çertifikatën e Mirënjohjes, Veliaj: Janë krenaria e kryeqytetit

by Java News
10/07/2023 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

170 maturanët ekselentë të Tiranës, të cilët shkëlqyen edhe në provimet e Maturës Shtetërore, u nderuan sot në një ceremoni të vecantë me Certifikatën e Mirënjohjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi u shpërndanë këto çertifikata nxënësve ekselentë të Tiranës, i falenderoi të rinjtë, për të cilët tha se janë sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë.

“Do të ishte mëkat i madh nëse nuk do te gjenim një moment për t’i thënë faleminderit, për t’i thënë ‘bravo ju qoftë’ dhe ‘jemi krenar për ju’ për 170 çunat dhe gocat e Tiranës, që kanë dalë me dhjeta dhe jeni sot kurora e krenarisë së kryeqytetit tonë. Sot më kujtohet një fjalë e famshme e Lincolnit që thoshte: “Unë bëj më të mirën që jam dhe bëj më të mirën që mundem dhe do vazhdoj ta bëj këtë sa të jetë jeta”. Dhe nëse secili bën më të mirën që është dhe më të mirën që mundet, edhe shoqëria do të bëhet me mirë. Ndaj, sot për 170 qytetarë të Tiranës, që kanë bërë më të mirën që janë dhe më të mirën që munden, dhe ajo që janë dhe ajo që munden i bëri të jenë me dhjeta, meritojnë gjithë respektin. Sot janë VIP-at e vërtetë të Tiranës,” tha Veliaj.

Kryebashiaku tha se nxënësit ekselentë do të vijojnë të mbështeten nga Bashkia me bursa studimi. “Jam gjithashtu krenar që ne kemi vendosur në Bashkinë e Tiranës të rikthenim, siç e kemi rikthyer këto 8 vite, pagesën për nxënësit më të mirë, duke filluar nga 9-vjeçarja. Jo se dikush duhet të paguhet që të mësojë. Nuk është ky thelbi, por thelbi është që ashtu si për më të pamundurit e për më nevojtarët japim asistenca sociale e ndihma ekonomike, edhe për më të mirët, një qytet nuk mund të jetë kurrë i varfër. Dhe për të gjithë ata cinikë dhe skeptikë, për të gjitha ata që ndoshta edhe votojnë kundra nismave të tilla, dua t’i ftoj që të shikoni 170 yje që ndër vite kanë marrë këtë kontribut nga Bashkia e Tiranës, ndoshta vetëm për të blerë më shumë libra dhe më shumë fletore, por gjithsesi një mënyrë që qyteti, ky qytet i madh me 1 milionë halle, me 1 milionë probleme, por dhe me 1 milion mundësi, ka prodhuar 170 diamante dhe ia ka vlejtur çdo qindarkë që ne kemi shpenzuar për mirënjohjen dhe kontributin në këtë sipërfaqe,” nënvizoi Veliaj.

“Eshtë për t’u falenderuar Bashkia e Tiranës për nxitjen e përvitshme që i ka bërë çdo maturanti, me atë fondin e ekselencës, që shumë njerëz mund ta perceptojnë si një shtysë financiare, por është një motiv shumë i mirë për këta nxënës për të vazhduar për të punuar. Unë jam realisht shumë krenar për Tiranën që kemi sot,” tha Egnald Çela, nxënës ekselent i gjimnazit “Qemal Stafa”.

Ndërsa, ministrja Kushi u kërkoi maturantëve të regjistrohen në degët e shpallura prioritet kombëtar nga qeveria shqiptare. “Ju kërkoj që të vlerësoni programet prioritare, programe që ne i kemi shpallur prioritet kombëtar dhe që të gjithë ata të rinj dhe të reja që studiojnë në këto programe kanë të drejtën që të aplikojnë për bursa studimi sa paga minimale. Është një mbështetje edhe për ju, që të studioni me tarifa zero. Po dhe të merrni pagë minimale mbështetje për ju dhe për familjet tuaja,” tha Kushi.

Next Post
Grabitja e 120 mijë eurove në banesën e zyrtares së lartë, Ngjela: Dy hajdutët e arrestuar duhet të zbulojnë emrat e…!

Ngjela: SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In