• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

17 vite në pushtet, partia e Chavez humbet zgjedhjet në Venezuelë

by A R
07/12/2015 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e zgjedhjeve në Venezuelë thonë se opozita ka fituar kontrollin e parlamentit, duke mposhtur fuqishëm partinë socialiste në pushtet.

Autoritetet thane se opozita fitoi 99 nga 167 vendet në Asamblenë Kombëtare, ndërsa partia socialiste fitoi vetëm 46 vende, një sprapsje e madhe për socialistët në pushtet që kanë drejtuar vendin për 16 vjet.

Presidenti Nicolas Maduro pranoi rezultatet e zgjedhjeve të së djelës gjatë një fjalimi në televizion.

“Duke parë këto rezultate të pafavorshme, kemi ardhur këtu me moralin lart dhe standarte etike t’i pranojmë ato dhe t’u themi venezuelasve se kushtetuta jonë dhe demokracia kanë triumfuar. Ne pranojmë rezultatet sepse ato dalin nga elektorati,” tha presidenti Maduro.

Analistët thane se votimi i së dielës ishte një referendum për politikat ekonomike socialiste të ish-presidentit Hugo Chavez dhe pasuesit të tij, Maduro.

Një anketë muajin e kaluar tregonte se 55.6% e votuesve do të mbështesnin koalicionin e opozitës.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, por rënia e çmimeve të naftës e ka lënë këtë vend me nivelin më të lartë të inflacionit në botë, me mungesë mallrash në treg dhe radhë të gjata për artikujt bazë.

Drejtuesit e opozitës kanë akuzuar administratat Chavez dhe Maduro se kanë shtypur disidencën dhe kanë burgosur rivalët politikë dhe aktivistët.

Në ngjarjen më të fundit që shkaktoi ankth kombëtar para zgjedhjeve, autoritetet arrestuan tre persona javën e kaluar lidhur me vrasjen e kandidatit të opozitës Luis Diaz në shtetin qendror të Guaricos.

Diaz u vra në nëntor ndërsa po merrte pjesë në një miting politik së bashku me Lilian Tintorin, gruan e drejtuesit politik të burgosur Leopoldo Lopez. Zyrtarët e qeverisë kanë mohuar të kenë lidhje me vdekjen e zotit Diaz.

Next Post

Teleskopi më i fuqishëm në Tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri te tregu te ‘5 Maji’, Tedi Blushi: I qëllimshëm për kulla, padi Ramës

Zjarri te tregu te ‘5 Maji’, Tedi Blushi: I qëllimshëm për kulla, padi Ramës

January 9, 2026
Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

“Ai që dërgoi ftesat refuzohet nga intelektualët”, Kuçana për tryezën e Berishës: Keqardhje që nuk pashë “Frontin për shpëtimin e Shqipërisë”..

January 9, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

January 9, 2026
“Vdekje diktatorit! Kjo është beteja e fundit!” Përhapen protestat në Iran, autoritetet ndërpresin internetin

“Vdekje diktatorit! Kjo është beteja e fundit!” Përhapen protestat në Iran, autoritetet ndërpresin internetin

January 9, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Partitë tona po vdesin nga gënjeshtrat e tyre

January 9, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

January 9, 2026
Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

January 9, 2026
Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

January 9, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

January 9, 2026
Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In