• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

17 Nëntori

by A R
17/11/2015 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me një ceremoni të këndshme, Bashkia e Tiranës, ka përkujtuar çlirimin e saj nga nazistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore. E ndërsa aktiviteti është nderuar nga kryeparlamentari Meta dhe kuptohet kryebashkiaku Veliaj, është vënë re mungesa e këshilltarëve të Djathtë. Si zakonisht, në Tiranë ndodh që kur festohet një aktivitet nga e Majta, nuk vjen e Djathta dhe anasjelltas. Është pak të thuhet se jemi qesharakë, sepse në të vërtetë ne shpesh po na tall historia me veprimet dhe mendimet tona.

Tashti jemi mësuar aq shumë me këtë fakt, saqë edhe neverinë nuk ke mundësi ta shprehësh ndaj politikanëve, sepse dalim shumë të pacivilizuar, por edhe të paditur. Më e habitshme është se kemi kuptime krejt të ndryshme për luftën, që kanë bërë shqiptarët e 71-viteve më parë dhe antifashizmin e saj, paçka rreshtimit të duhur. Dhe, nuk ka shfajësim, por veç një konstatim që tashmë e dimë të gjithë: Lufta nacional-çlirimtare është një element i harruar në Shqipëri. Përfaqësuesit e të Djathtës e kanë treguar me vepra se e përçmojnë atë. Kujtoni si i katandisën vend-nderimet e Heronjve. Sa për të Majtën, megjithë kortezinë, kuptohet se nuk ka më ndonjë nderim të spikatur për luftën. Kjo duket me respektin për veteranët e kësaj lufte, por edhe sjelljen e tyre ndaj heronjve të Luftës së Dytë Botërore.

Por, edhe kjo është pa rëndësi për njerëzit, që u rëndojnë në kokë, ende disa çështje:  Kur e kemi vallë ditën kombëtare të Çlirimit, nëse e kemi? Si mund t’ua mësojmë fëmijëve në shkolla L2B, kur atyre Lufta e Dytë u duket njësoj si Luftërat Ballkanike apo Luftrat Mesjetare?

E pra, 17-Nëntori duan apo s’duan njëra apo tjetra palë është ditë çlirimi e përbashkët, momenti kur Tirana u gdhi pa pushtues të huaj. Kjo mbase do ishte dita e saktë, dhe rëndom e aprovuar në kryeqytetet të civilizuara, që të na bashkonte të gjithëve dhe të mos na linte më qesharakë para botës dhe para historisë. Mbase jemi vendi i vetëm në Evropë, që s’kemi unifikuar një datë çlirimi.

Ndaj, edhe në këtë 17-Nëntor, rituali mbeti njësoj, feston njëra palë, kurse tjetra e sodit dhe i bën sehir nga matanë. A jemi çliruar vallë vërtetë?

Next Post

Keni frikë nga lartësitë? Mos i shihni këto foto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In